Dita jote e fundit e punës erdhi! Nga një pyetësor i fundit që ekipi i duapune.com bëri në lidhje me ndryshimin e punës, rreth 85 % e ndjekësve tanë rezultoi se kanë në plan të ndryshojnë ose janë duke ndryshuar punë. Ne e dime se ti tashmë po numëron mbrapsht orët e fundit të punës dhe mezi pret të jesh i lirë për të nisur një tjetër punë apo sipërmarrje. Cilado qoftë arsyeja përse ti po ikën nga kjo punë janë disa rregulla të pashkruara që ti duhet ti ndjekësh, për të ruajtur profilin tënd profesional deri në momentet e fundit.
5 gjërat që nuk duhet të bësh në ditën e fundit të punës. Ja çfarë duhet të mos bësh:
- Dembelizëm dhe zvarritje
GIF:https://media.giphy.com/media/aVe2XnGfo4wFi/200w_d.gif Edhe pse ti mendon se erdhi fundi ti je akoma në punë deri në orën 17:00, ndaj përpiqu dhe pak për të përfunduar në kohë detyrat e fundit. Ti mund ta gjesh veten me një ngarkesë disi më të lehtë gjatë ditëve të fundit, por kjo nuk do të thotë që ti duhet të kalosh ditën duke shikuar videot e maceve në YouTube ose duke postuar selfies në rrjetet sociale. Përpiqu të jesh i vlefshëm dhe bëhu pjesë e grupit të punës për të dhënë mbështetjen tënde të fundit. Do të ishte mirë gjithashtu të kishe një takim final me shefin tënd dhe grupin e punës. Mund të ndodhi edhe të qash pak. ?
- Të bësh rrëmujë
GIF:https://media.giphy.com/media/eyYGEz8uEUBc4/200w_d.gif OK, e kuptojmë që kjo është dita jote e fundit, por kjo nuk do të thotë të përmbysësh tavolinën edhe t’ia mbathësh. Të lësh në sirtarët e tu një mal me dokumenta të paorganizuar apo letra moltoje të 2018-ës nuk është mënyra më e mirë për të ikur nga një punë. Përpiqu të bësh pastërtorin dhe të bësh një lamtumirë profesionale. Asnjëherë nuk i dihet fatit, mund të të ndodh të rikthehesh apo të bashkëpunosh me të njëjtën kompani.
- Të fshish dosjet
GIF:https://media.giphy.com/media/ktcUyw6mBlMVa/200w_d.gif Kujdes!!! Ndërkohë që je duke fshirë dosje/materiale personale në kompjuterin tënd, kujdesu të mos fshish materialet që ke punuar për kompaninë, edhe pse ti ke punuar dhe lodhur për ato materiale dhe të vjen keq që dikush tjetër ti gjejë gati.
- Të harrosh të japësh lamtumirën
GIF:https://media.giphy.com/media/3ohfFNaJdwB1vcHJ04/200w_d.gif Askujt nuk i pëlqen ky moment, jemi të ndërgjegjshëm.Por ti mund të organizosh një kafe pune ose një drekë kolegësh për të lënë një shije të mirë tek të gjithë.
- Të shkëpusësh kontaktet
GIF:https://media.giphy.com/media/MLDjNRE6Ydine/200w_d.gif Edhe pse mund të kesh patur situata jo të mira në këtë eksperiencë pune nuk është mirë të lësh një përshtypje të keqe tek ish kolegët ose tek punonjësit e rinj. Nuk është mirë të ankohesh në momentet e ikjes, aq më tepër të diskutosh për paga benefite apo për avantazhet e punës së re që ti do të kesh.
Kujdesss!!! Mos bëj të sëmurin për të evituar këtë ditë, mos vidh sende nga ish zyra jote edhe pse një kapwse letrash apo USB mund të të duhet. :p