Psikologjia e punës

Cfare eshte Secret Santa dhe si organizohet?

Psikologjia e punës

Secret Santa është një traditë e Krishtlindjeve që i ka fillimet e saja në Skandinavi, tradita e të trokiturit në derën e dikujt, e hedhjes së një dhurate brenda në shtëpi kur hapet dera, e më pas ikja me vrap. Në ditët e sotme e shohim Secret Santa më shumë mes kolegësh dhe miqsh dhe pak më të modernizuar. Secret Santa mund të shihet sidomos tek kompanitë e mëdha me qindra punonjës që i bëjnë njeri tjetrit dhurata të përgjithshme sepse mund të mos njihen, deri tek kompanitë me pak punonjës që janë dhe miq me njëri tjetrin.

Anëtarët e një grupi miqsh, familjarësh ose kolegësh shkruajnë emrat dhe zgjedhin një emër në mënyrë rastësore dhe anonime për t'u bërë kështu Secret Santa i dikujt. Kështu secili nga pjesëmarrësit ka një babagjysh sekret i cili do t'i bëjë një dhuratë. Gjithashtu secili pjesëmarrës mund të plotësojë edhe një listë dëshirash me ide dhuratash kur vendos emrin e tij. Pas hapjes së dhuratës së tyre, duhet të gjejë se cili anëtar i grupit ishte Secret Santa. Ka dhe një mënyrë tjetër për ta organizuar këtë ritual me anë të adresave email. Ja provojeni këtu me këtë link:

Pra, çfarë është Secret Santa? Është mister. Është emocion. Është ideja se dikush po mendon për ty për një dhuratë. Është emocioni i hapjes së dhuratës dhe disa momente gazmore me kolegët ose me miqtë e tu.

https://www.elfster.com/secret-santa-rules/