
Si të kuptoni që keni rënë në dashuri me një mundësi të re pune? Kur ju filloni të flisni rreth saj në gjumë, me siguri. Të gjithë e kemi përjetuar këtë ndjesi. Ju po kërkoni përreth, duke gjurmuar listat e punëve më të fundit kur papritur iu kap syri atë që gjithmonë keni dashur. Jo thjeshte një punë. Por punën e ëndrrave. Dhe ti tashmë e ke gjetur. Të jesh i dhënë pas një pune nuk ndryshon shumë me idenë e të qënurit i dhënë pas një personi. Mendimet tuaja qarkullojnë gjatë gjithë kohës në kokë, në mënyrë të pashmangshme, ashtu siç jeni duke ngrënë apo edhe duke u përpjekur për të fjetur gjumë. Nuk ka kurë për këtë gjendje, përveç se të rrëmbeni njoftimin, dhe të bëni aplikimin.
Ti je i dhënë pas nje vendi pune kur: - Kanë kaluar vetëm 10 sekonda pasi e keni parë postimin dhe iu tashmë dëshironi që ta bëni atë punë.
- Ju bëni vazhdimisht kërkime për të parë nqs puna është ende aty.
- Ju skanoni kualifikimet dhe kuptoni se keni secilin nga ato që kërkohen.
- Ju harxhoni më shumë kohë duke parë CV tuaj, sesa duke e ndërtuar atë.
- Ju kërceni një metër në ajër çdo herë që celulari juaj tingëllon për ta kapur atë.
- Kur ju shkoni për intervistë, ju keni kaluar shumë kohë duke përmbajtur emocionet tuaja.
- Marrja e një përgjigjeje pas intevistës është pjesa më emocionuese.
- Nese kualifikoheni me pas i pergjigjeni lajmit me eufori. :)
Burimi : Monster.com