Psikologjia e punës

Çfarë duhet të merrni me vete në intervistën tuaj të punës?

Psikologjia e punës Këshillimi i karrierës
Përgatitja për një intervistë pune është çelësi për të maksimizuar shanset e suksesit. Në disa raste kjo do të thotë të keni me vete ekperiencat e punës tuaj ose fakte të suksesit tuaj në të shkuarën.   Çështjet kryesore për një intervistë pune. Janë disa gjëra që ju duhet ti keni me vete në takimin tuaj megjithëse nuk do ju kërkohen.
  • Ftesën tuaj- e cila duhet të ketë në të vendin ku po shkoni dhe emrat e njerëzve që do takoni.
  • Përshkrimin e punës- Në shumicën e rasteve ju jepet një përshkrim pune para intervistës. Sigurohuni që do të merrni me vete një kopje sepse ajo mund të jetë një pikë e mirë referimi nëse ju humbasin mendimet.
  • CV-në tuaj- Kopja që keni dërguar mund të ketë humbur. Nëse ju merrni disa kopje të tjera me vete mund ti jepni çdo anëtari një kopje pa i kërkuar atyre që ta ndajnë CV-në me njëri tjetrin.
  • Një shishe me ujë- Ka shumë mundësi t`ju ofrohet një pije por është mirë  të merrni një shishe me vete ne rast se ju thahet goja.
  • Një bllok shënimesh- përpara intervistës ju duhet të shkruani një listë me pyetje për intervistuesit.
Tregoni veten Mënyra se si ju e prezantoni dosjen tuaj është po aq e rëndësishme sa mënyra që ju prezantoni veten tuaj. Sigurohuni që është një dosje e përshtatshme dhe zgjidhni disa pjesë që do ju tregojnë ju sa më mirë. Në qoftë se keni ndonjë letër reference merrni kopje me vete për ti diskutuar gjatë intervistës ose për t’ja lënë intervistuesve. Në qoftë se nuk keni letër reference merrni një listë me tre ose katër kontakte profesinale të cilët kanë rënë dakort të japin referenca nëse është e nevojshme. Tregoni aq sa duhet Intervista e parë shpesh nuk është vendi për të treguar pse ju jeni kanditati perfekt sepse kjo mund ti shkëpusi intervistuesit nga ajo çfarë ju jeni në të vërtetë.