Postuar më: September 23, 2016
DM Consulting Services në kuadër të shërbimeve në fushën e trajnimeve, organizoi si seancë të parë në datën 17 shtator 2016 trajnimin me temë “Aftësitë e komunikimit” për një pjesë të stafit të departamentit të shitjeve të Albtelecom dhe Eagle Albania. Në trajnim u zhvilluan tematika në lidhje me komunikimin si dhe u trajtuan përmes shembujve, lojrave dhe testeve të caktuara raste konkrete të punë së përditëshme, duke ofruar mënyra zgjidhjeje alternative për këto rastet konkrete. Trajnime të tjera do të zhvillohen me grupe të tjera të Albtelekom në vijim.