Mundësi e mirë punësimi | | Jeni të interesuar të punoni nga shtëpia apo nga çdo vend tjetër vetëm duke patur internet në kompjuterin, laptopin, tabletin apo telefonin tuaj?Një kompani e huaj që do të bëjë vlerësimin e faqeve të internetit ofron 100 vende të lira pune në pozicionin "testues i faqes së internetit" (Crowdtesting). Cila është puna që do bëni? Puna juaj do të konsitojë në testimin dhe gjetjen e 4 lloj gabimeve (bugs) në një faqe internet. Gabimet janë të gruapuara sipas rëndësisë së tyre dhe kostove të ndryshme për secilin gabim si më poshtë: - Gabim Kritik
- Gabim i lartë
- Gabim mesatar
- Gabim i lehtë
Për ta kryer këtë punë nuk nevojiten kualifikime teknike dhe orare të kufizuara të punës, ju mund të punoni ku, kur dhe sa të doni, pa u limituar dhe pa u kushtëzuar me kohën dhe sasinë e punës. (Më shumë detaje do tju dërgohen nga personat përgjegjës kur të fillojë puna, të cilët do tju udhëzojnë si do të punoni dhe si do të raportoni gabimet e gjetura). | . | Çfarë duhet të ketë një kandidat për këtë pozicion pune? a. Kandidatët duhet të kenë llogari në paypal (sepse vetëm në këtë mënyrë do të realizohet pagesa për punën e kryer). b. Njohuri mesatare të gjuhes Angleze (nevojitet për të testuar, gjetur dhe raportuar gabimet). c. Mundësi për të përdorur dhe kryer punën në një prej pajisjeve të mëposhtme: - PC (Desktop / Laptop)
- MAC (Desktop / Laptop)
- OSX
- Tablet (Android / iOS)
- Smartphone (Android / iOS / Windows Phone)
| Kohëzgjatja e gjithë projektit do të jetë 5 ditë nga momenti që do të filloni punë. Shumë shpejt do të njoftoheni për fillimin e punës që mund të jetë në fillim të shtatorit, si dhe për të gjitha udhëzimet e nevojshme për procesin e punës. | Si do të paguheni? | Pagesa për punën e kryer do te realizohet mbi bazën e gabimeve të gjetura dhe të raportura tek personi përkatës duke ju referuar sasisë së gabimeve dhe llojeve të gabimeve të gjetura. Kjo gjë ju jep mundësi që të jeni vetë në kontroll të kohës | . | që do të shpenzoni dhe të ardhurave monetare që do të përfitoni. Pra, sa më shumë të punoni dhe sa më shumë gabime të raportoni aq më shumë rrisni mundësitë të fitoni. | | | Çfarë është Crowdtesting? Crowdtesting, është procesi i vlersimit të versionit paraprakt të produktit nga përdorues të rastësishëm. Kjo formë testimi mundëson pjesëmarrjen në këtë proces të disa përdoruesve në të njëjtën kohë. Gjithashtu mënyra e vlersimit është e ndryshme dhe e pavarur nga një përdorues tek një tjetër përdorues.Nëse e ndjeni veten gati dhe plotësoni kriteret e mësipërme, ju lutemi aplikoni duke dërguar CV tuaj dhe duke specifikuar pajisjet që do të përdorni për realizimin e punës tuaj.Për çdo paqartësi tjetër mos hezitoni të na kontaktoni në adresën e emailit [email protected] | | |