STARTUP LIVE TIRANA #4 Kur: 15-17 Maj, 2015 Ku: Godina Liria, pranë Fakultetit Ekonomik, Tiranë Ke ide biznesi por ske ditur ku ta paraqesësh? Merr pjesë në konkursin më interesant
Start Up Live Tirana! Trajnohu, Konkuro dhe Fito!
“UNIque Junior Enteprise” organizon për të katërtin vit rradhazi eventin
STARTup Live Tirana, konkursit të ideve inovative të biznesit nga të rinjtë. Aktiviteti ka mbështetjen e plotë të Ministrisë së Mirëqenies Sociale, Universitetit të Tiranës si dhe suportin e
Raiffeisen Bank,
Duapune.com dhe
Yunus Social Business Albania. Në këtë edicion të 4-t, Universiteti i Tiranës nëpërmjet projektit
Pacinno do të mbështesë startup-et e reja në këtë event dhe komunitetin e Startup në përgjithësi. Startup Live Tirana është një event 3-ditor në të cilin të rinjtë konkurojnë me ide të ndryshme inovative të aplikueshme në fusha të ndryshme të biznesit me fokus kryesor në Teknologjinë e Informacionit dhe shkencat kompjuterike. Aktiviteti 3-ditor konsiston në ftesën e studentëve dhe të rinjve të profileve të ndryshme për t’u bashkuar për të formuar grupet e tyre. Eventi u mundëson gjithashtu pjesëmarrësve të marrin një përfitim shumë të madh: feedback nga ekspertë dhe profesionistë të fushës vendas dhe të huaj për të përmirësuar dhe rritur idenë e tyre të biznesit. Në këtë event do të mund të përfshihen të gjithë studentët, të diplomuarit por edhe sipërmarrësit e rinj që kanë ide inovative në fushën e teknologjisë së informacionit, telekomunikacionit, internetit e biznesit. Në
STARTup Live Tirana pjesëmarrësit ndahen në 2 kategori: të rinj që kanë një ide e dëshirojnë ta zhvillojnë atë më shumë për një prezantim sa më të mirë final; dhe të rinj që nuk kanë një ide biznesi por janë të gatshëm të vënë në dispozicion njohuritë e tyre për t’u bërë pjesë e një grupi dhe për të bashkëpunuar në të. Grupi fitues do të përfaqësojë Shqipërinë me projektin e tij në
Pioneers Festival, eventi më i madh në Europë në fushën e startup-eve. Gjithashtu, për tre vendet e para do të ofrohet inkubimi për tre muaj pranë Yunus Social Business, me mundësinë e madhe për t’u bërë pjesë e programit të akselerimit. Të tjera çmime do të jenë internship për vendet e 2-ta dhe të 3-ta, si edhe host dhe domain falas për 5 vendet e para. Linku i regjistrimit:
www.startuplive.org/events/tirana-4/ ***Pjesëmarrja për të rinjtë nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi është falas!
Axhenda e eventit: Dita 1: Regjistrimi i pjesëmarrësve, krijimi i grupeve, njohja me njëri-tjetrin. Të rinj të fushave të ndryshme prezantojnë paraprakisht idetë e tyre përpara një audience prej mbi 80 personave. Grupet e punës që formohen kanë karakter ndërdisiplinor në mënyrë që të ketë kombinim perfekt të njerëzve të punojnë së bashku.
Dita 2: Zhvillimi i trajnimit dhe prezantimi paraprak i ideve/projekteve të biznesit. Gjatë ditës së dytë, pjesëmarrësit punojnë mbi idetë e tyre nën tutelën e mentorave të huaj dhe vendas që i instruktojnë ata në zhvillimin e një plani paraprak biznesi.
Dita 3: Prezantimi final dhe përcaktimi i fituesve. Dita e fundit konsiston në punën në grup dhe përgatitjet e fundit për prezantimin final përpara jurisë që do të përzgjedhë idenë fituese. Në fund të ditës zhvillohet konkursi i ideve që janë përzgjedhur për finale.