Publikime dhe njoftime

Mundesi Punesimi Ne Sektorin IT- Programi Rikualifikime Ne IT

Publikime dhe njoftime
     AITAShoqata Shqiptare për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (AITA), është një organizatë e pavarur, jofitimprurëse, e cila ka për qëllim krijimin e një mjedisi të favorshëm biznesi për sektorin e Teknologjisë së Informacionit, përfaqësimin e ndërmarrjeve të këtij sektori përballë qeverisë, donatorëve e të interesuarve të tjerë për sektorin, ngritjen cilësore dhe profesionale të anëtarëve të saj dhe zhvillimin e mëtejshëm të kërkimit dhe edukimit në fushën e Teknologjisë së Informacionit. AITA, në kuadër të projektit “Rikualifikime në IT” që ka për qëllim të aftësojë të rinjtë që duan të ndryshojnë profesion, të fitojnë aftësi në gjuhët e programimit (JAVA dhe .NET) dhe të jenë kandidatë potencial të ardhshëm për punësim në kompanitë TIK. Te dy kurset intensive për gjuhet e programimit JAVA dhe .NET do të zgjasin secili nga 3 muaj, 3 ditë në javë, 3- 5 orë në ditë. Mbas 3 muaj kursi intesiv, pjesemarresit do të përfitojnë edhe 3 muaj praktikë në kompanitë TIK.

Kërkesat:

•Të jenë të pa-punësuar; •Të jenë nën moshën 35 vjeç; •Të ketë mbaruar shkollen e mesme ose shkollen profesinale (çdo degë është e pranueshme); •Aftësi të mira të gjuhës angleze (në të folur dhe të shkruar); •Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur me mbikëqyrje minimale, si dhe në skuadër pasi ambienti bashkëpunues është thelbësor;
Pagesa: Pagesa për secilin kurs është 300 USD dhe mund të kryhet me 3 këste duke perfshire edhe praktiken 3 mujore ne kompanite TIK.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV, në adresën elektronike aita@aita-al.org brenda datës 10.05.2017. Për çdo pyetje luteni te na kontaktoni ne numrin 0694047901.