
Fjalët : “ Përshëndetje”, “Mirmëngjes”,”Ditë të mbarë”,”Paç fat në takimin tënd” dhe thjesht thënia “Të lutem” dhe “Faleminderit” është diçka që duhet ta bëjmë gjithmonë me njëri-tjetrin. Përdorni një ton të këndshëm të zërit, mënyra sesi i thua gjërat është gjithçka. Një nga tiparet më të mira që mund të zhvillohen herët në karrierën tuaj është të mësosh sesi të jesh i sjellshëm dhe profesionist. Të tregohesh i mirë do të thotë të jesh i sjellshëm. Vrazhdësia dhe mënyrat e varfra, sjellin negativitiet jo vetëm në mjedisin e punës por në gjithë mjedisin në përgjithësi. Sjellja është gjithçka dhe të gjithë punojnë më së miri në një ambjent pune të lumtur dhe pozitiv. Ne shpenzojmë një pjesë të madhe të jetës sonë me njerëzit që i takojmë përditë, por nuk shprehim të njëjtin nivel mirësjelljeje dhe respekti që i shfaqim një të panjohuri. Çfarë mund të bëjmë që të reduktojmë ose luftojmë këtë mungesë mirësjelljeje, respekti dhe mirësie,s i në ambientin e punës dhe jashtë tij? Filloni me një mirësjellje të thjeshtë, si përshëndetjet e kulturuara. Kujtoni gjërat e respektit që vinin spontanisht nga gjyshërit dhe i riadaptoni. Kërkoni mirësjellje nga kolegët e punës dhe familjarët. Kërkoni falje kur është e nevojshme. I përgëzoni të tjerët kur shikoni se po sillen mirë. Të jesh i mirë dhe i sjellshëm mund të jetë ngjitëse. Gjithçka mund të realizohet me mirësjellje. Një “Faleminderit shumë” mund t’ju cojë në një rrugën e duhur.