Postuar më: December 21, 2010
Së pari, të gjithë udhëtarët duhet të mbajnë me vete adresën e familjarit apo personit të cilin do të vizitojnë pasi kjo adresë mund t’ju kërkohet nga policia kufitare e vendit Shengen ku do të kalohet.
Gjithashtu duhet të shënoni numrin e telefonit të personit apo personave që do të vizitoni, pasi nëse policia kufitare ju pyet në një gjuhë që nuk e kuptoni, atëherë mund t’i telefononi familjarit tuaj që të komunikojë me të. Së dyti, është e rëndësishme që policisë kufitare t’i tregohet bileta e kthimit. Shumica e shteteve Shengen e kanë të përfshirë provën e biletave të kthimit në rregulloren e tyre të kontrollit të kufinjve.
Së treti, mund t’ju kërkojnë të provoni, se ju keni para të mjaftueshme për periudhën e qëndrimit në shtetin e zonës Shengen ku do të hyni. Nëse ju keni një kartë krediti, kjo i lehtëson shumë gjërat, duke evituar të mbani shuma të mëdha në xhep kryesisht kur udhëtoni në grup familjar. Po ashtu një kartë banke, apo vërtetim i bankës suaj që ju keni një shumë të tillë për qëndrimin tuaj në zonën Shengen është praktike nëse autoritetet kufitare do t’ju pyesin për një gjë të tillë. Për personat që kanë rezervuar hotele në mënyrë indiviuale, mund t’ju kërkohet rezervimi i hotelit dhe të provojnë që kanë shumën e duhur e të hollave për qëdrimin e tyre. Po cili është minimumi financiar për qarkullimin tre mujor në zonën Shengen për shtetet kryesore?
Në Itali nëse doni të qëndroni deri në pesë ditë, një person duhet të ketë 269 euro me vete, ndërsa për vendet e tjera si vijon: Greqi - 20 euro në ditë Gjermani - 45 euro në ditë Belgjikë - 38 euro në ditë për ata që s’kanë kartë krediti Francë - 52,60 euro në ditë Hollandë - 34 euro në ditë Zvicër -100 CHF në ditë, ndërsa për studentët ( 30 CHF) në ditë Danimarkë - 60 euro në ditë Spanjë - 63,20 euro në ditë Finlandë - 30 euro në ditë Hunagri - 1000 HUF në ditë Islandë - 4000 ISK në ditë Letoni - 60 LVL në ditë Lituani - 15LVL në ditë Maltë: - 20MTL (48 euro në ditë) Norvegji - 500 NOK për ditê (për ata që s’shkojnë te familjarë) Poloni - 500 PLN Portugali -75 euro për hyrje dhe 40 euro në ditë Slloveni -70 euro në ditë (për ditê për ata që s’shkojnë te familjarë) Republikë Ceke - 0,5 herë minimumin e nevojave personale në ditë ( sipas legjislacionit) për më pak se 30 ditë Ndërsa Austria, Qipro, Suedia, Sllovakia dhe Luksemburgu ende nuk e kanë të përcaktuar masën financiare.
Udhëtim të mbarë!