Postuar më: May 24, 2023
Në datën 23 Maj u organizua "DITË E HAPUR" në kuadër të projekti “PEMA”, financuar nga Qeveria Italiane dhe Bashkëpunimi Italian, qe synon nxitjen e ndërveprimit midis institucioneve të Arsimit dhe Formimit Profesional dhe aktorëve të tjerë ne ambientet e shkollës “Rakip Kryeziu”, Fier
Pjesëmarrëse ishin disa kompani të sektorit bankar, konsulencës, bujqesise dhe transportit.
U zhvillua nje tryeze e rrumbullaket ku diskutuan Alket Merdanaj, Drejtor i shkollës “Rakip Kryeziu” Arian Jaupllari, Zëvendësministër, Ministra e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës Stefano Salmaso, Ambasada i Italisë në Tiranë Angelica Ranieli, AICS Shqipëri Lorenzo Ciapetti dhe duapune.com ishte pjese me ekipin e saj.
duapune.com ishte pjesëmarrrëse me stendën e saj ku mirëpriti punëkërkues te grupmoshave të ndryshme si dhe dha informacion mbi mundësitë e punësimit/intership që janë aktive tek duapune.com dhe këshilloi të rinjtë për zhvillimin e një karriere sa më të suksesshme.