Publikime dhe njoftime

duapune.com pjesemarres ne Panairin e Punës 2022-Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Publikime dhe njoftime Evente

Sot në datë 26 Maj u organizua Panairi i Punës tek ambientet e Fakultetit te Gjuhëve të Huaja.

Mbi 35 kompani pjesëmarrëse të sektorit telekomunikacion, agjensi punësimi, shërbim klienti etj u prezantuan sot studentëve të degëve histori, gjuhë të huaja, gazetari etj mundësi punësimi part time, full time, intershipe etj.

duapune.com u përfaqësua me stendën e saj, ku ekipi mirëpriti punëkërkues te grupmoshave të ndryshme, dha informacion mbi mundësitë e punësimit që janë aktive në duapune.com dhe këshilloi të rinjtë për zhvillimin e një karriere sa më të suksesshme.

Stafi duapune.com falenderon të gjithë pjesëmarrësit dhe ju mirëpret në organizime të tjera.