Postuar më: May 15, 2012
Bursat JFDP (Junior Faculty Development Program) ofrohen nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe administrohen nga Keshillat Amerikane per Arsimin Nderkombëtar (American Councils for International Education.
Bursat ofrohen per periudhen Janar-Maj 2013. Synimi i ketyre bursave eshte krijimi i mundësisë për pedagogët shqiptarë që të njihen me përvojën akademike amerikane dhe të zhvillojnë më tej njohuritë e tyre në fushat përkatëse.
Pedagogët që mund të aplikojnë duhet të jenë pedagogë të brendshëm të universiteteve shqiptare, që japin mësim në një institucion të arsimit të lartë, prej të paktën dy vitesh nga momenti i aplikimit.
Qëllimi parësor i këtij programi është që t'u krijojë mundësinë pedagogëve shqiptarë që të zhvillojnë kurrikulat e lëndëve dhe të zgjerojnë njohjen e metodologjive të reja të mësimdhënies, si dhe të zgjerojnë njohuritë në fushat e tyre të studimit. Po ashtu, ata do të kenë mundësinë që të sigurojnë materiale të reja për lëndët e tyre.
Fituesit e bursave do të kalojnë një periudhë pesëmujore (janar-maj 2013) në Shtetet e Bashkuara.
Data e fundit e dorezimit te dokumenteve eshte 18 qershor 2012, ora 17:00.
Per te aplikuar plotesoni dokumentacionin bashkangjitur:
Application Recommendation Form CV Template
American Councils for International Education Sky Tower, 11-3 E-mail: [email protected]