
Me plazhe të mahnitshme, ishuj të mrekullueshem, vendas miqësorë, kombinim i favorshëm i kostos dhe cilësisë së shërbimit, stil jetese të qetë, është e lehtë të kuptohet se përse Kroacia është një nga vendet më të njohura për mundësi punësimi sezonal. Portali kryesor i punës në Kroaci, MojPosao, organizon panairin virtual
Tourism Job Fair (20- 27 Shkurt 2019) dhe ju fton të bëheni pjesë e tij duke vizituar mudësitë më të mira të punësimit sezonal në Kroaci, nepermjet
www.duapune.com Një numër i madh punëdhënësish po kërkojnë punonjës në profile të ndryshme nga Shqiperia, në Recepsion, Shërbim, Kuzhinë, Animacion, Shitje dhe Mirëmbajtje. Shumica e ofertave të punës ndodhen në Dalmaci dhe Istria, por gjithashtu mund të gjeni oferta në rajon dhe veçanërisht në kryeqytet, Zagreb.
Por së pari, çfarë ju duhet të dini për punën sezonale në Kroaci :
- Punëdhënësit presin nga ju një CV të përmbledhur
- Njohja e gjuhës angleze është e nevojshme
- Njohja e gjuhës italiane ose gjermane ju jep avantazh
- Paga është mujore, dhe varion nga 500 euro deri në 1500 euro, në varësi të pozicionit të punës
- Shumica e punëdhënësve ofrojnë akomodim dhe ushqim (kontrolloni postimin e punës për këtë)
Aplikoni tani ose do të pendoheni më vonë !!
Tourism Job Fair është i hapur nga 20 deri më 27 shkurt 2019.