Firma e re Një biznesmen i ri sapo kishte hapur firmën e tij. Ai mori një zyrë dhe e mobiloi atë mjaft mirë. Siç ishte i ulur në zyrën e tij të re ai pa një burrë që po vinte nga jashtë. Duke menduar se i erdhi një mundësi, biznesmeni kapi telefonin duke pretenduar se kishte një marrëveshje të madhe pune. Ai po fliste për shifra të mëdha dhe për shumë angazhime. Më në fund e mbylli telefonin dhe pyeti vizitorin, “Mund t`ju ndihmoj?” Burri tha- “Po, kam adhur t`ju aktivizoj linjën e telefonit.”