Postuar më: November 24, 2010
Një studim i universitetit “ Queensland” në Australi, zbuloi se femrat bjonde fitojnë më shumë se koleget e tyre brune, apo me flokë të kuqe. Sipas këtij studimi, bjondet fitojnë një rrogë 17% më të lartë. Ky studim është bazuar në një kërkim prej 13.000 femra, dhe nuk vihen re diferenca në përgatitjen edukative, apo të karrierës profesionale dhe madje as gjatësia apo masa fizike nuk influencojnë. Ajo që bën diferencën është vetëm ngjyra e flokëve, edhe pse profesorët e ‘Queensland’ nuk kanë mundur të shpjegojnë motivin e këtyre të dhënave, amerikanët e kanë quajtur “ efekti princeshë”. Kjo ndoshta për të nënvizuar se bukuria e artë që ekziston në përrallat e hershme, është e pranishme dhe sot. Megjithatë, ngelet akoma prezente se femrat në krahsim me meshkujt fitojnë më pak. Sipas një studimi, femrat menaxhere fitojnë 12% më pak se kolegët e tyre meshkuj.