Këshillimi i karrierës

Si të përgatitemi për një intervistë pune?

Këshillimi i karrierës

Ja cfarë duhet të kemi parasysh përpara se tu përgjigjemi disa pyetjeve.

interview_112Intervistuesi ju pyet:

“Më tregoni për veten”.

Mos harroni kjo është një intervistë për punë jo një intervistë psikologjike, apo personale. Intervistuesi është i interesuar në lidhje me kualifikimin tuaj për punësim, të tilla si: arsimi, përvoja e punës dhe aktivitetet jashtëshkollore.

Cfarë prisni ju që të jeni duke bërë 5 vjet nga tani?

Kini parasysh që intervistuesi është duke kërkuar për dëshmi të qëllimeve të karrierës dhe ambiciet më tepër se përshkrimet në shkallë të vogla të veçanta.Intervistuesi dëshiron të shoh proçesin e mendimit tuaj dhe kriteret që janë të rëndësishme për ju. Intervistuesi nuk është në kërkim për informacion në lidhje me jetën tuaj personale. Pse duhet të të punësojë ty?

Përgjigja juaj nuk varet shumë nga pozita juaj e të intervistuarit se sa nga pozicioni që ju kërkoni në këtë kompani. Nuk pritet që ju të tregoni se çfarë prisni nga punëdhënësi, apo sa bukur do të ishte të punonit atje. Ju jeni duke u krahsuar me kandidatë të tjerë, dhe në fakt më shumë se një kandidat mund të jeni një punonjës shumë i mirë. Tregoni se ju jeni nje kandidat i mirë, që e njhni këtë fushë të industrisë, organizatës dhe keni gjithë informacionin e duhur për pozicionin që kërkoni të zini në kompani. Cilat janë idetë tuaja për pagën?

Përgjigja juaj varet nga informimi që ju keni marrë ne lidhje me pozicionin që keni aplikuar, dhe vargu aktual që ky pozicion paguhet. Lexoni më shumë për të qënë i përgatitur për pyetje si kjo në lidhje me pagën.

Pse dëshironi të punoni për kompaninë tonë?

Për fat të keq është shumë e zakonshme për punëkërkuesit të japin përgjigje si: unë me të vërtet dëshiroj të punoj për kompaninë , organizatën, firmën tuaj..etj, por pastaj nuk janë në gjëndje ti përgjigjen pyetjes “pse”? Pa përgjigje për pse, deklarata fillestare bëhet e pakuptimtë, ndaj përpara intervistës merrni gjithë informacionin e duhur për kompaninë, shërbimet, filozofinë, klientët etj.