Këshillimi i karrierës

Si të përgatitem për një intervistë pune të suksesshme?

Këshillimi i karrierës

job-interviewPyetje: Unë kam aplikuar në një pozicion pune në një institucion shtetëror. Pyetja ime është se si të përgatitem për një intervistë pune të suksesshme, kur  dihet se nuk është kompani private dhe ata nuk dëshirojnë që unë atje të sjell përfitime në shitje të produkteve, por çfarë kërkohet më saktë? Më ndihmoni.. Përvojë pune kam, për atë vend që është shpallur dhe i plotësoj të gjitha kriteret.

Përgjigje: Intervista vjen pas një procesi për kërkim pune. Ky është një proces shumë i rëndësishëm sepse, është padyshim e vërtetë që ky aplikim për punë mund të “fitohet” apo “humbas” në momentin që ju jeni duke shpenzuar kohë ulur me personin në përgjegjësi për vendimmarrjen. Mbani mend këtë, nëse CV-ja do të jetë ajo që intervistuesi do të mbajë mend nga takimi me ju, mos u entuziasmoni përkundrazi mund të cilësohet si disavantazh. Ajo që ju duhet të keni të qartë është, se intervistuesi po kërkon  “pikën e drejtë” ose “personin e duhur”. Shumë pozicione pune  janë të njëjta për nga përmbajtja e strukturës, ajo çka kërkohet është një nivel  edukimi dhe profesional përsa u përket kualifikimeve, prandaj dalim në përfundimin që të gjithë që thirren për intervistë kanë një gjë të përbashkët: CV. Mos harroni që ata që nuk përmbushin kualifikimet nuk janë thirrur për intervistë, ndaj ju jeni një kandidatë mes të shumtëve, me një CV të përafërt. Kjo ndodh dhe në rastin kur aplikanti është thirrur për një pozicion pune në sektorin publik, si në rastin tuaj. E vërteta është që kushdo që krijon përshtypjet më të mira fiton.

Ndaj kini parasysh disa udhëzime në lidhje me sjelljen tuaj dhe personalitetin gjatë intervistës:

- Përdorni kontaktin me sy, flsini rrjedhshëm, shpjegoni në detaje siç keni përshkruar në CV çdo përvojë të mëparshme. - Tregoni vetëbesim gjatë intervistës, kjo do ti krijojë punëdhënsit një afrimitet familjar mes jush, e do t’ju jepte kredenciale në sytë e tij/saj. - Kujtohuni, që marrëdhëniet personale dhe interpersonale në ambjentet e punës janë shumë të rëndësishme, ndaj shumë pyetje do të ishin rreth kësaj teme, përgatituni përpara intervistës me disa pyetje e përgjigje të drejtuara vetes. - Ilustroni me shembuj nga eksperiencat tuaja të mëparshme aftësitë shumë të mira menaxheriale dhe organizative që ju zotëroni. - Mbani mend, çdo pyetje që ju drejtohet është e fokusuar në aspektin profesional, prandaj dhe përgjigjjet duhet të jenë të tilla, bazuara në aspektin profesional e jo atë personal.

Së fundmi, përgjigja juaj varet nga informimi që ju keni marrë ne lidhje me pozicionin që keni aplikuar, dhe vargu aktual i përgjigjeve duhet bazuar kryesisht në aftësitë që ky pozicion kërkon, dhe në sjelljen e duhur që përshtat individin me pozicionin.

Irida Vela “Occupational psychologist” “Human Resource Department”