Postuar më: May 24, 2013
Nëse po ndiqni karrierën e ëndrrave tuaja duke punuar në një profesion me shumë angazhime dhe me profil të lartë, ju mund ta gjeni veten duke luftuar për tu përballlur me kërkesat gjithmonë në rritje të një ekuilibri punë-jetë. Gjithsesi, është thelbësore që të vendosni një ekuilibër mes të dyjave, pasi në të kundërt do gjendeni të larguar nga njerëzit tuaj të dashur dhe të qënit përherë e më shumë të lodhur dhe të acaruar.
Më poshtë janë disa këshilla se si ta mbani ekuilibrin jetë-punë:
DIZENJONI KUFIRIN MES PUNËS DHE ‘LOJËS’
Në shoqërinë e sotme multimediale ku është e thjeshtë të bëni punën tuaj edhe në makinën nga puna për në shtëpi, apo të merrni punë për të bërë në shtëpi pas një dite të tërë të kaluar në zyrë, ose të kontrolloni e-mailet gjatë fundjavës , mund të jetë e vështirë për tu shkëputur vërtetë nga përgjegjësitë që keni në punë.
Kur punësoheni për një pozicion, ju nënshkruani një kontratë duke përcaktuar dhe orët e punës; ju nuk keni asnjë detyrim për të punuar jashtë këtyre orareve. Nëse lloji i punës tuaj kërkon që të qëndroni deri vonë në zyrë, atëherë ju duhet të mësoni si të vendosni kufij të fortë mes punës dhe shtëpisë.
Nëse ju ndodh zakonisht të punoni përtej orëve të caktuara në kontratë, duhet të përpiqeni ta hiqni këtë zakon duke vendosur vetëm një ditë në javë për të qëndruar vonë në zyrë. Duhet të vendosni qëllimin për tu larguar nga zyra gjithmonë në një kohë të arsyeshme, gjithsesi, nëse nënshkruani një ditë në javë për më shumë orë, do ta shihni që do punoni më mirë për detyrat tuaja dhe do arrini më shumë në një ditë pune.
Flisni me punëdhënësin tuaj dhe bëjani kërkesat tuaja të qarta. Caktoni mënyrat për ta menaxhuar më mirë kohën tuaj në zyrë. Mbani mend se familja dhe miqtë duhet të kenë përherë përparësi mbi punën dhe paratë.
USHTRONI AKTIVITET
Nëse shkoni për not, vrap, ecje ose në një kurs joga, duke përfshirë ndonjë lloj ushtrimi në planin tuaj javor është e rëndësishme për tu shkëputur nga detyrat e punës. Përdoreni këtë kohë për tu stakuar nga puna duke i dhënë trupit dhe mendjes suaj një pushim.
KUJDESENI VETEN DHE NJERËZIT TUAJ TË DASHUR
Sigurohuni ti dedikoni rregullisht kohë për të kaluar njerëzve tuaj të dashur. Shkoni në kinema, ose për një drekë jashtë ose prenotoni pushime. Në këmbim të kësaj, mund ti prenotoni vetes një masazh rregullisht ose një trajtim manikyri për të rifituar energjitë dhe për tu çlodhur. Kjo do ju japë gjithashtu diçka që mezi e prisni dhe do ju ndihmojë të keni prespektivë kur kohët bëhen të vështira në vendin e punës. Duke marrë vazhdimisht kohë për të rikarikuar bateritë tuaja do e keni më të lehtë për tu përballur më mirë me detyrat e përditshme në punë.