Këshillimi i karrierës

Si te kerkoni rritje rroge?

Këshillimi i karrierës Punëkërkues

Nëse besoni se duhet të paguheni më shumë për punën tuaj dhe dëshironi të bëni diçka për ta ndryshuar këtë gjë, keni dy zgjedhje: të gjeni një punë të re me pagë më të lartë ose të kërkoni rritje rroge tek puna juaj aktuale.

Të dyja këto zgjedhje mund të sjellin stres, por secila është një portë për mundësi të reja. Ne si duapune.com sigurisht mund t'ju ndihmojmë të gjeni një punë të re dhe një karrierë më të mirë- por nëse ju pëlqen punëdhënësi juaj aktual dhe besoni se mund të rriteni profesionalisht aty ku jeni atëhere kërkoni rritje rroge. Në fund të fundit, punëdhënësi juaj mund të mos e dijë se ju jeni të pakënaqur me pagën derisa të flisni me të.

  • Zgjidhni kohën e duhur për të pyetur, psh nëse kompania nuk po kalon një periudhë të mirë, nuk është momenti i duhur për të kërkuar rritje page.
  • Informohu për trendet e pagesës për pozicionin tënd të punës dhe krahasoni aq sa paguheni aktualisht me tregun.
  • Cakto një takim. Është ideale të kërkoni rritje page personalisht (jo me video call, jo me e-mail) dhe privatisht.
  • Përgatitni çfarë do të thoni. Filloni bisedën duke treguar qartë qëllimin e takimit.
  • Bëhuni gati për pyetje. Prisni që ata t'ju bëjnë pyetje vijuese, të tilla si t`ju pyesin për detajet e arritjeve tuaja të fundit në punë ose referencën e pagave në treg.
  • Falenderoni menaxherin tuaj. Pavarësisht se si shkon biseda, përfundoni duke falënderuar menaxherin tuaj për kohën e dhënë.

Burimi: https://www.indeed.com/career-advice/pay-salary/guide-how-to-ask-for-a-raise