Këshillimi i karrierës

Si të bindni punëdhësin që t'ju japë një shans në një sektor pune ku nuk keni eksperiencë

Këshillimi i karrierës
Foto 18Pjesa më e madhe e njerëzve i ndryshojnë punët e tyre çdo 2-3 vjet. Shumica e tyre zhvillohen në 2 ose 3 drejtime të ndryshme në karrierën e tyre gjatë jetës. Kjo gjë mund të konsiderohet si gjë e mirë, pasi ndryshimet e shpeshta në punë ju lejojnë të zgjeroni eksperiencat tuaja dhe gjithashtu rrjetin e njohjeve. Nëse ju jeni duke punuar për një kohë të gjatë në të njëjtën fushë, ndoshta doni të keni një shans për të provuar se çfarë mund të bëni në një sektor tjetër. Sigurisht që për punëdhënsin kjo mund të jetë e kushtueshme, pasi duke ju bërë juve një favor, ai mund të marrë një vendim të gabuar për ecurinë e biznesit. Kështu që ju duhet të jepni një arsye shumë të fortë pse shefi juaj duhet t’jua japë këtë shans. Duhet të tregoni se keni aftësitë, pasionin dhe vullnetin e duhur për ta bërë atë punë. Më poshtë do të gjeni disa këshilla sesi mund ta realizoni këtë. Shfaqni aftësitë tuaja Mund të bëni një përmbledhje të të gjitha gjërave që keni më përpara, në një punë tjetër, në shkollë apo në jetën tuaj personlae dhe të shihni nëse ka ndonjë përputhje të atyre që keni bërë me atë që kërkoni të bëni tani. Disa aftësi të cilat janë të kërkuara në çdo sektor janë: menaxhimi i projektit, komunikimi, kërkimi. Gjithashtu, nëse ju keni drejtuar ndonjëherë një grup për realizimin e një projekti ose nëse keni menaxhuar një buxhet, duhet t’i përmendni këto si eksperienca. Fitoni eksperienca të reja Nëse nuk keni aftësi që përputhen me sektorin e ri ku doni të aplikoni, duhet të përpiqeni t’i zhvilloni këto aftësi. Kështu mund të shikoni për mundësi intershipi, punë vullnetare apo mund të merrni pjesë në projekte dhe të zhvilloni kështu aftësitë tuaja. Shfaqni interes Nëse do të bëni një intervistë për këtë pozicion në sektorin e ri, vishuni sa më mirë dhe gjithashtu përpiquni të lini përshtypjet me të mira. Duhet të shafqni shumë interes për kompaninë në tërësi si dhe për rolin tuaj. Nëse të gjitha kushtet e tjera të kandidatëve do të ishin të njëjta, punëdhënësi do të punësonte atë kandidat që dukej më i motivuar për pozicionin e ri. Pranoni atë pozicion që ju ofrohet Ndoshta mund t’ju ofrohet një pozicion me nivel më të ulët sesa pozicioni fillestar, ju duhet ta pranoni atë, sepse është më e lehtë të tregoni vlerat dhe punën tuaj kur e filloni nga nivelet më të ulta. Nëse gjatë punës tuaj, ju respektoni oraret, jeni shumë i motivuar në punë, merrni pjesë në projekte të ndryshme, tregoheni entuziastë dhe me sjelleje pozitive, nuk do të qëndroni gjatë në atë nivel fillestar.