Postuar më: August 10, 2021
Gjatë jetës një njeri mesatarisht kalon 90 000 orë në vendin e punës. Ne kalojmë shumë kohë me kolegët tanë çdo ditë dhe shkëndijat e para të ndjenjave ndonjëherë mund të lindin. Mjedisi i punës është parë si një ambient që ti mund të njohësh me mirë partnerin tënd, e shikon në situate stresuese në punë si reagon etj. Prandaj është e rëndësishme të dini se si ta trajtoni këtë situate disi të ndërlikuar nëse doni të keni një lidhje me dikë dhe të jeni të fokusuar në punën tuaj në të njëjtën kohë.
Hulumtimet e bëra në vitin 2019 kanë treguar se 20 përqind nga të anketuarit kanë pranuar që kanë pëlqim për një koleg , 39 përqind nga të anketuarit kanë thënë se janë në një lidhje dashurie me koleg, ndërsa 30 përqind nga ato lidhje kanë përfunduar me martesë. Lidhja me kolegun mund të ketë ngritjet dhe uljet e veta, siç ndodh edhe me gjithë lidhjet tjera, por nëse juve ju pëlqen dikush nga vendi ku punoni duhet të keni parasysh disa këshilla .