Postuar më: August 25, 2020
Pyetjet rreth experiencës së punës kanë si qëllim të mësojnë më shumë rreth sukseseve apo dështimeve tuaja të mëparshme,dhe se si ka qenë sjellja juaj për të kuptuar se si do të silleni në një mjedis pune aktual.Ajo që mund të bëni është të përgatiteni paraprakisht për të treguar eksperiencën tuaj të mëparshme të punës dhe të përgatitni përgjigjet e pyetjeve të intervistës rreth sjelljes.
Cila është arritja juaj më e madhe profesionale?
Asgjë tjetër nuk thotë "më punëso", më mirë sesa një dëshmi për arritjet shumë të mira në punët e kaluara, prandaj përgjigjuni pa asnjë hezitim kësaj pyetjeje në intervistë! Një mënyrë shumë e mirë për t'a bërë këtë është duke përdorur metodën "STAR"
Vendosni situatën dhe detyrën që ju kërkohet të plotësonit për t'i siguruar intervistuesit kontekstin e prejardhjes (p.sh., "Në punën time të fundit si një analist i ri, roli im ishte të menaxhoja procesin e faturimit"), pastaj përshkruani atë që bëtë (aksionin) dhe çfarë keni arritur (rezultatin): "Në një muaj, unë rregullova procesin, i cili i shpëtoi grupit tim 10 orë çdo muaj dhe zvogëlova gabimet në fatura me 25%."
Pse bëhet kjo pyetje nga ana e intervistuesit?
Kompanitë janë në kërkim të kompetencave dhe karakteristikave të caktuara të punonjësve dhe ekipeve të tyre. Duke pyetur "Cila është arritja juaj më e madhe?" punëdhënësit arrijnë të kuptojnë nëse aftësitë tuaja dhe etika e punës përputhen me nevojat e tyre dhe përshtaten me kulturën e kompanisë së tyre. Zgjedhja juaj për "arritjen më të madhe "do t'i tregojë intervistuesit atë që ju e konsideroni të rëndësishme dhe se si e keni arritur atë, pra do t'u tregoni atyre se si i bëni gjërat. Në thelb, përgjigjja juaj për këtë pyetje do dëshmojë aftësitë tuaja dhe se si do të përshtateni me kulturën e një kompanie.
Si të zgjidhni një arritje apo sukses në punën e mëparshme për ta treguar në një intervistë?
Hulumtimi dhe përgatitja janë thelbësore për intervistën tuaj. Kjo do të thotë që ju duhet të rishikoni përshkrimin e punës, faqen e internetit të kompanisë dhe praninë e saj në mediat sociale.
Pavarësisht se për cilën arritje apo sukses diskutoni, përgjigjja juaj duhet të tregojë që aftësitë tuaja janë të transferueshme dhe të rëndësishme për rolin në kompani.
Këtu janë disa pyetje për t'i bërë vetes që të identifikoni arritjet për të cilat mund të flisni:
Si të strukturoni përgjigjen tuaj?
Si për çdo pyetje në intervistë, duhet të keni një strategji për organizimin e përgjigjes suaj. Mënyra e provuar dhe e vërtetë për të strukturuar përgjigjen tuaj është me një tregim të thjeshtë. Tregimet më të mira të intervistimit kanë një pikënisje të qartë, një pikë të lartë, një pikë të ulët dhe një përfundim.
Si të siguroheni që historia juaj të ketë një strukturë të qartë?
Përgatituni me Metodën STAR dhe mësoni se si të jepni përgjigjet tuaja.Do të jetë më e lehtë për ju të organizoni mendimet tuaja dhe të flisni qartë dhe më lehtë.
Shembull: Nëse po aplikoni për një pozicion pune si Menaxher i Shitjeve.
Ja se si mund të përdorni metodën "STAR" për të folur për arritjen tuaj:
Situata:
"Arritja ime më e madhe ishte kur ndihmova kompaninë për të marrë përsipër projektin e zëvendësimit të ndriçimit të mëparshëm të qytetit me llamba LED."
Detyra:
"Roli im u krijua për të promovuar dhe shitur llambat me efikasitet të energjisë, ndërsa më kërkohej avantazhi afatgjatë për të ulur kostot e energjisë. Duke qenë se ky ishte një rol i ri, unë duhej të krijoja një mënyrë për të "edukuar"zyrtarët e qytetit për vlerën e llambave tona me efikasitet energjetik. Kjo ishte sfiduese pasi produktet tona kishin një kosto të shtrenjtë në krahasim me opsionet më pak efikase të ndriçimit."
Veprimi:
"Unë krijova një paketë informacioni dhe mbajta shënim ngjarje të komunitetit lokal që synonin zyrtarët e qytetit dhe publikun që paguan taksat. Atje, unë kam qenë në gjendje të demostrojë produktin e kompanisë, t'iu përgjigjem pyetjeve dhe të shpjegoja vlerën e llambave LED për një afat të gjatë. Kam qenë në gjendje të bind shumicën anëtarëve të komunitetit dhe rrjeshimisht të kisha mbështetjen e gjithë publikut."
Rezultati:
"Unë me këtë shitje jo vetëm që arrita synimin e shitjes së vitit të parë prej 100,000 dollarë, por edhe isha në gjendje të ndihmonja në një kontratë tjetër në një qytet fqinj, i cili ishte i interesuar për efikasitetin e energjisë. Strategjia e komunikimit e përqendruar në komunitet tërhoqi vëmendjen nga mediat kombëtare. Dhe jam krenar të them se kam marrë një promovim brenda një viti. "
Përgatituni dhe praktikoni përgjigjen tuaj në mënyrë që të vijë natyrshëm. Nuk është e nevojshme të tingëlloni të përsosur, por ju duhet të jeni të sigurt.
Edhe nëse nuk e merrni kurrë këtë pyetje në këtë formë, të menduarit për arritjen tuaj më të madhe do t’ju ??vlejë aq sa koha që ju vendosni. Jo vetëm që do t'ju përgatisë për një intervistë pune, por do të jetë gjithashtu një mënyrë e perfekte për të njohur më mirë veten dhe vlerat tuaja.
“Miku juaj për punë dhe karrierë” – duapune.com
Burimi: The Muse