
Ju mund të shikoni për një punë në një tjetër shtet pasi jeni i pakënaqur nga mënyra se si jetoni aktualisht. Cilado qofshin arsyet që e bëjnë të nevojshme kërkimin e një pune në një shtet tjetër, gjetja e asaj pune ju nxjerr përpara disa çështje që duhet të mbani në konsideratë. Të sigurosh një punë kur lëviz në një vend tjetër është ideale. Planifikimi paraprak është thelbësor për rezultate optimale.
Kërkoni online dhe telefononi rekrutues pune që ndodhen në shtetin ku doni të shkoni. Shpjegoni shkurtimisht arsyet përse po kërkoni një punë në atë vend. Jepini punëdhënësit një hark kohor për periudhën kur do të lëvizni. Dërgojini me faks rezymenë dhe dokumenta të tjera që do t’i shërbejnë rekrutuesit si referencë. Shprehni dëshirën për të qëndruar në kontakt rregullisht përmes telefonit gjatë kësaj kohe.
- Bëhuni pjesë e faqeve online të kërkimit të punës.
Bëhuni anëtar në faqet online si Monster ose Snag A Job. Ngarkoni rezymenë tuaj aktuale. Kërkoni për vende pune në shtetin ku do të shkoni. Plotësoni aplikime online dhe dërgojini sa më shpejt të jetë e mundur.
- Kontaktoni punëdhënësit e mundshëm drejtpërdrejt.
Lokalizoni punëdhënësit në industritë e përshtatshme që lidhen me fushën e ekspertizës dhe eksperiencat tuaja. Kërkoni online, meqë është një metodë efektive për të gjetur kompani të përshtatshme. Telefononi kompanitë për t’u treguar planet tuaja të zhvendosjes. Shprehni një dëshirë të pafund për të punuar për kompaninë. Shpjegoni përse kompania është e përshtatshme për ju. Jepini punëdhënësit një datë se kur do të zhvendoseni përfundimisht dhe propozojini një datë për fillimin e punës. Ofrohuni të jepni intervista pune përmes telefonit. Planifikoni një intervistë paraprake për ditën pasi të jeni zhvendosur. Vendosni rrobat që do të vishni në intervistë në një çantë më vete për të shmangur problemet që mund të ndodhin me valixhet gjatë fluturimit.
- Ndryshoni rezymenë dhe bashkëngjitini një letër motivimi
Ndryshoni adresën e vendodhjes aktuale në rezyme duke shkruar adresën e re në vendin ku do të shkoni. Nëse nuk keni përcaktuar një adresë specifike, është e pranueshme të shkruani emrin e shtetit ku do të vendoseni dhe numrin aktual të telefonit. Shkruani një letër motivuese të ndryshme për çdo aplikim pune dhe përfshini në të edhe detaje të zhvendosjes tuaj.