Këshillimi i karrierës

Këshillimi i karrierës

Kerkoj pune por nuk kam eksperience. Bej gati CV . Kerkohen 18 Asistent /e

Nuk ke eksperience pune dhe je ne kerkim te punes? Bej gati nje CV dhe apliko per 18 poste pune si Asistent / Asistente.

Ne e dime shume mire, qe kerkimi i nje vendi pune nuk eshte i thjeshte si proces, aq me teper kur eksperiencat qe kerkohen nga rekrutuesit nuk perkojne me ate çfare keni arritur deri tani ne karrieren tuaj ose kur eksperienca duhet te jete me gjate se 2-3 vjet.

Ne do t'ju njohim me disa pozicione pune te publikuara ne duapune.com te cilat nuk kerkojne shume eksperience.

Kur jeni me pak eksperience ose me eksperienca jo-relevante me pozicionin e punes per te cilen po aplikoni, fokusohuni tek aftesite qe rekrutuesit kerkojne dhe perpiquni te vendosni ne CV tuaj nje paragraf, ku shpjegoni se si pervojat tuaja te meparshme apo aftesite tuaja te dalluara ne aktivitete te tjera (shkollore apo vullnetare), do t'ju bejne te jeni te suksesshem ne punen ku po aplikoni.

Shkrimi i një CV-e të mirë është hapi i parë drejt punësimit të dëshiruar. Ka shumë këshilla se si të shkruani një CV perfekte, por ajo që duhet të keni parasysh është se CV-a perfekte ndryshon në varësi të eksperiencës dhe shkallës së karrierës në të cilën ju ndodheni.

Nëse jeni në kërkim të punës së parë është e kuptueshme që ju të keni vështirësi edhe në ndërtimin e CV-së tuaj të parë. Drejtojini vetes këto 7 pyetje dhe në përfundim të përgjigjeve tuaja do të keni në dorë CV tuaj të parë:

https://www.duapune.com/blog/keshilla-mbi-cv/puna-e-pare-si-te-shkruani-nje-cv-shembull

Mund te lexoni: Keshilla mbi CV dhe Shembuj

https://www.duapune.com/blog/keshilla-mbi-cv

Do t'ju rendisim ne vijim disa nga pozicionet e punes per te cilat ne pergjithesi kerkohen keto aftesi:

  • Diplome Universitare;
  • Njohuri të gjuheve te huaja;
  • Njohuri te avancuara te kompjuterit dhe të paketës Microsoft Office;
  • Te kete aftesi te shkelqyera komunikimi dhe organizative;

Ja cilat jane disa prej tyre:


Asistente Juridike

LUFRA kompania me fabrikën në Lushnjë, Rrogozhinë dhe një fabrikë uji në Dukat, Vlorë, por edhe me produkte prezente në të gjithë Shqipërinë po kërkon të punësojë një ASISTENTE JURIDIKE për zyrat në Tiranë.


Asistente Zyre

''Agikons'' sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg, po kerkon Asistente Zyre, e cila do te jete përgjegjëse për manaxhimin e informacionit të përditshëm dhe koordinimit të mjeteve të transportit të stafit të shoqërisë.


Asistent / e Finance

Albdesign u themelua në nëntor 1994 në qytetin e Tiranës.
Kompania gjen një personalitet të veçantë, duke u bazuar në kerkimin absolut të cilësisë, të shërbimit ndaj klientit dhe të kontrollit total mbi prodhimin, duke mos i hequr asgjë kapacitetit prodhues. Shtypshkronja Albdesign shpk kërkon te punesoje Asistent / e Finance.


Asistente Administrative

LPA Law Firm Albania Ltd është një zyrë juridike shqiptare, e vendosur në kryeqytetin e Tiranës. Sot, firma konsiderohet të jetë firma ligjore shqiptare drejtuese në fushat e së Drejtës Tregtare, E Drejtës së Korporatave, Ligjit të Energjisë, Pronës Intelektuale, Ligjit të Taksave dhe Pasurive të Paluajtshme Tregtare. LPA Legal ofron vend pune per Asistente administrative me profil jo-ligjor.


Asistente Dentare

Dilo Dental Center eshte klinike dentare e krijuar për të plotësuar nevojat reale të pacientëve. Klinika ka te punesuar një ekip specialistësh të kualifikuar, të përzgjedhur me kujdes për angazhimin e tyre në përsosmëri, përgjegjësi dhe cilësi të kujdesit dentar. Dilo Dental Center ne kuader te zgjerimit kerkon te punesoje Asistente Dentare/Infermiere.


Asistent Manager

ATD Shpk operon ne tregun e sherbimeve te menaxhimit te flotave nepermjet sistemeve te avancuara GPS. ATD kerkon Asistente Menaxhere per menaxhimet operacionale dhe koordinimin e puneve. 

Mund te njiheni me pozicione te tjera pune per asistent/e ketu:

Pozicione pune si Asistent/e

https://www.duapune.com/search/advanced/filter?keyword=Asistent&employer=&country=&city=&category=&job_type=

Per me shume mundesi punesimi mund te vizitoni me tej portalin e punes: https://www.duapune.com/

"Miku juaj per pune dhe karriere" - duapune.com