Këshillimi i karrierës

Këshillimi i karrierës Këshilla mbi intervistimin

Intervista - Më tregoni për një sfidë/konflikt me të cilin jeni përballur në punë dhe si e trajtuat atë.

Ndoshta nuk ndiheni mirë kur ju duhet të flisni për konflikte që keni pasur në punë. Por nëse ju pyesin drejtpërdrejt, mos pretendoni se nuk keni pasur kurrë një të tillë. Tregohuni të sinqertë në lidhje me një situatë të vështirë me të cilën jeni përballur (por pa hyrë në detaje). Shumica e rekrutuesve që ju pyesin janë vetëm në kërkim të provave që ju jeni të gatshëm të përballeni me këto lloj çështjesh dhe të bëni një përpjekje të sinqertë për të arritur një zgjidhje. Jini të qetë dhe profesionistë kur tregoni histori dhe shpenzoni më shumë kohë duke folur për zgjidhjen sesa për konfliktin. Gjithashtu mos harroni të përmendni atë që do të bënit ndryshe herën tjetër për të treguar që "ju jeni i hapur për të mësuar nga përvoja të vështira. "

Çfarë duhe të keni parasysh kur i përgjigjeni këtë pyetjeje.

Kur t'ju kërkohet të përshkruani se si e keni zgjidhur një konflikt në punë, shmangni këto gabime të zakonshme të intervistës

1.Ju përqëndroheni shumë në konflikt, dhe jo mjaftueshëm në zgjidhje

Ndonjëherë konfliktet e punës mund të bëhen personale. Dhe për shkak se kjo ndodh shumë shpesh, disa çështje mund të jenë më të vështira se të tjerat. Sidoqoftë, nuk është një justifikim i mjaftueshëm për të shpenzuar të gjithë energjinë tuaj për të shpjeguar konfliktin gjatë një interviste dhe duke lënë mënjanë detajet se si e keni zgjidhur (ose nuk e keni zgjidhur) çështjen me kolegun/kolegen tuaj.

Çfarë duhet të bëni në vend të kësaj?! Ajo që rekomandohet është të mos emoconoheni kur i përgjigjeni kësaj pyetjeje dhe mos harroni se intervistuesi po kërkon disa prova që ju mund t'i zgjidhni konfliktet në mënyrë profesionale. Pra, nëse ende ndiheni të irrituar, pranojeni atë ,por pastaj shpejt kthejeni vëmendjen tuaj në mënyrën se si e keni zgjidhur problemin me atë koleg/e dhe si mund t'a trajtoni situatën ndryshe në të ardhmen. (Dhe nëse jeni akoma i mërzitur për këtë, më mirë të zgjidhni një shembull tjetër.)

2. Ju shpenzoni shumë kohë duke u përpjekur t'i shmangeni pyetjes

Një nga gabimet më të zakonshme që kandidatët bëjnë është që përpiqen të shfaqen si kandidati "perfekt". Pra, përpiqen t'a tregojnë historinë e tyre në një formë tjetër duke ia hedhur fajin kolegut apo koleges. Dhe kur një intervistues i kërkon të tregohen pak më të ndershëm me çështjen, ata kalojnë shumë kohë duke u përpjekur të ndryshojnë temë .

Çfarë duhet të bëni në vend të kësaj?! Për fillestarët, është mirë që të pranojë që ndihen pak jo komfort me pyetjen. Është më mirë të flisni për atë qe po përpiqeni të bëni për të zgjidhur çështjet para se ato të bëhen konflikte të plota. Por është gjithashtu e rëndësishme të keni një shembull aktual të gatshëm për të folur në detaje. Por, padyshim ju nuk jeni perfekt dhe ndoshta disa çështje janë kthyer në konflikte.

Lajmi i mirë është që shumica e rekrutuesve e dinë këtë gjithashtu dhe shumë pak do të presin që ju të jeni 100% pa asnjë konflikt gjatë gjithë karrierës tuaj.

3. Ju jeni duke u konfrontuar për pyetjet vijuese

Është më se normale që të ndiheni të tensionuar kur një intervistues ju pyet për diçka që juve nuk iu pëlqen të flisni. Ju jeni duke u konfrontuar rreth pyetjeve vijuese. Por, këtu është një e vërtetë e vështirë që do të duhet t'a pranoni në lidhje me procesin e intervistimit: Do t'ju duhet t'u përgjigjeni disa pyetjeve të vështira. Dhe gjëja më e keqe që mund të bëni, veçanërisht kur ju kërkohet të përshkruani se si mund t'i zgjidhni konfliktet në punë, është të shfaqni zhgënjimin tuaj për pyetjen e rekrutuesit gjatë një interviste.

Çfarë duhet të bëni?! Para së gjithash, merrni frymë thellë dhe mbani mend se nuk jeni personi i parë që keni hasur një konflikt në punë dhe ju patjetër që nuk do të jeni i fundit.

Pasi ta keni bërë këtë, mbani mend se intervistuesi po përpiqet të marrë provën që i nevojitet për të marrë një vendim solid punësimi për ju. Fakti që ai/ajo po bën pyetjen nuk është një sulm personal kundër karakterit tuaj. Është një përpjekje për të parë se si ju i drejtoheni problemeve. Prandaj mos kini frikë të përfshini disa detaje kur përgjigjeni , thjesht sigurohuni që të përfundoni me një fjali pozitive.

Të flasësh për zgjidhjen e konflikteve gjatë një interviste nuk është kurrë kënaqësi. Nëse dikush ju kërkon të përshkruani stilin tuaj të zgjidhjes së konfliktit në punë, mos e anashkaloni. Askush nuk pret që ju të keni përgjigjen e përsosur se si e keni zgjidhur. Në fakt, shumica e rekrutuesve që ju pyesin janë vetëm në kërkim të provave që ju jeni të gatshëm të përballeni me këto lloj problemesh dhe të bëni një përpjekje të sinqertë për të arritur  një zgjidhje. Pra, mos kini frikë t'i përgjigjeni sinqerisht kësaj pyetjeje.

“Miku juaj për punë dhe karrierë” – duapune.com

Burimi: The Muse