Këshillimi i karrierës

Flirti në punë!

Këshillimi i karrierës

Mos u ndjeni shumë të privilegjuara nëse kolegu/ja ju shikon ëmbël e ju shkel syrin sa herë që kalon pranë tavolinës suaj. Nuk po flirton aspak… në fakt është i mërzitur dhe kjo është mënyra e tij për të kaluar kohën. Ajo që i sjell me këmbë në tokë miliona femra dhe meshkuj anembanë botës është një studim i Universitetit Surrey, i kryer me 200 veta të moshës 21-68 vjeç, të cilët u pyetën nëse kanë pasur në ambientin e punës flirte me kolegët. Studime të mëparshme kishin treguar se njerëzit flirtojnë në ambientet e punës për arsye që kanë të bëjnë me vetëvlerësimin ose për zbavitje dhe analiza e këtij studimi konfirmon se ekziston një lidhje e fortë mes pakënaqësisë së meshkujve për detyrën që u është caktuar dhe dëshirës për të flirtuar me kolegët. Përsa u përket femrave, nuk është vënë re asnjë lidhje domethënëse mes flirtit dhe kënaqësisë në punë.

Por sipas një hulumtimi të ri nga Universiteti Shtetëror i Washingtonit e ka hedhur poshtë hulumtimin e Universitetit Surrey duke thënë se në ambientin e punës mund të ketë flirtime që fshehin një pëlqim ndaj kolegut ose koleges. Mund të jetë një kompliment për modelin tuaj të flokëve, një buzëqeshje ose të hedhësh shikime ndaj njëri -tjetrit në një takim pune. Po shumica prej jush e kanë atë koleg, që nuk rezistojnë dot mos ta shikojnë disa herë gjatë ditës. Sipas studimit, flirtimi dhe ngacmimet e lehta mes kolegëve janë dicka pozitive sepse mund të  ndihmojë në lehtësimin e stresit tek punëtorët.

Mënyra më e lehtë për të siguruar që komentet tuaja flirtuese të mos merren shumë seriozisht në punë është të bëni shaka ndërkohë që flirtoni. Në disa raste mund të filloni të tërhiqeni nga personi me të cilin keni qenë duke flirtuar. Ndodh. Nëse e gjeni veten në një situatë të tillë, ndaloni deri në momentin që jeni të sigurtë që personi tjetër ndihet njësoj si ju.

Burimi : indiatimes.com dhe linkedin.com