Këshillimi i karrierës

Efekti i një trajnimi

Këshillimi i karrierës

Business seminarPyetje: Si mund të matet efekti i një trajnimi në një periudhë afatgjatë? Thjesht  një feedback nga lektori pas trajnimit nuk është I mjaftueshëm.

Përgjigje: Ju falenderojme qe na ndiqni dhe na keni drejtuar pyetjen tuaj me email: Efeketiviteti i të mësuarit:

Aftësia për të kuptuar se sa njerëzit mësojnë nga një kurs trajnimi varet në pjesën më të madhe në lëndën e kursit që trajtohet. Ju mund të masni të mësuarit që ndodh nga programet e trajtuara në trajnim me anë të administrimeve të testeve para dhe pas trajnimit dhe mund të krahasoni rezultatet.

Impakti në performancën e punës:

Përcaktimi nëse trajnimi ka pasur një ndikim pozitiv në performancën e punës aktuale varet nga natyra e trajnimit dhe detyra të veçanta. Matja e përfitimeve të trajnimit është deri tani sfida më e njohur. Disa indikatorë që na shërbejnë për të matur efektet e një trajnimi janë:

1) Performanca  e punës

2) Vlerësimi nga klienti

3) Kapacitete të zhvilluara

4) Rritja e biznesit  etj

A kemi mundur t'i performojmë këto indikatorë pas trajnimeve të kryera? Nëse përgjigja është po, atëherë duhet thënë që impakti i zhvillimeve të marra është pozitiv. Trajnimi i duhur dhe arsimimi i vazhdueshem i stafit ndihmon për rezultate fitimprurëse si për kompaninë dhe për individin, dhe kjo është në terma aftagjatë.

Ju faleminderit