Postuar më: May 18, 2022
Universiteti Epoka organizoi në datën 18 Maj 2022 Panairin e Punës. Gjatë këtij edicioni të 9-të të panairit të punës nga Universiteti Epoka, duapune.com si çdo vit ishte pjesëmarrëse me oferta të shumta punësimi në sektorë të ndryshëm.
Qëllimi jonë në këtë panair ishte këshillimi i studenteve në përzgjedhjen e profilit të tyre profesional, orientimi në tregun e punes dhe prezantimi i mundësive të punësimit, të trajnimeve dhe internshipeve që portali jonë publikon çdo ditë. Studente të niveleve të ndryshme ishin mjaft të interesuar.
DM Consulting Services/ duapune mori pjesë në këtë Panair me ekipin e saj duke ofruar për studentët informacione dhe mundësi të shumta edukimi dhe punësimi ku ata të mund të gjejnë veten dhe të integrohen në sektorin e punësimit.
Stafi duapune.com falenderon të gjithë pjesëmarrësit dhe ju mirëpret në organizime të tjera.