Këshillimi i karrierës

duapune.com pjesemarres ne Panairin e Punes 2022 – Fakulteti i Ekonomise

Këshillimi i karrierës

Sot në Fakultetin e Ekonomisë u zhvillua Panairi i Punës. Mbi 60 kompani pjesëmarrëse të sektorit bankar, konsulencës, telekomunikacionit, turizmit, transportit, shoqatat e biznesit, etj, u prezantuan sot studentëve të Fakultetit të Ekonomisë: mundësi punësimi, internship-e, trajnime, bursa studimi etj Studentët patën mundësi të informoheshin për shumë mundësi praktike dhe punësimi të ofruara nga kompanitë pjesëmarrëse.

duapune.com gjithashtu u përfaqësua me stendën e saj, ku ekipi mirëpriti punëkërkues, punëdhënës, miq dhe bashkëpunëtorë, dha informacion mbi mundësitë e punësimit dhe këshilloi të rinjtë për zhvillimin e një karriere sa më të suksesshme.

Stafi duapune.com falenderon të gjithë pjesëmarrësit dhe ju mirëpret në organizime të tjera.