Postuar më: April 8, 2022
Përzgjedhja e një veshjeje të duhur për t’u paraqitur në punë duhet të përmbajë dy elemente kryesore, së pari, duhet të jetë serioze dhe së dyti, e rehatshme. Një kombinim i mirë mes këtyre të dyjave nuk është shumë i thjeshtë. Ja disa këshilla si të harmonizoni më së miri eleganten dhe të rehatshmen për të kaluar sa më mirë në orët e punës.
Çelësi i këtij stili është t’i kombinoni pantallonat xhins me një këmishë me ngjyra.
Nëse dëshironi t’u përcillni të tjerëve karakterin tuaj nëpërmjet veshjes, ka një mënyrë shumë të thjeshtë për ta bërë këtë: ngjyrat.
Nëse kërkoni një pamje klasike dhe që ju paraqet si një punonjës serioz e të rafinuar, kostumi është zgjedhja më e mirë. Por një kostum pa kollare është akoma më mirë.
Kushtojini shumë rëndësi kombinimit të pjesës së poshtme dhe të sipërme të veshjes, sigurohuni që të ketë përshtatje dhe lidhje mes tyre.
Zgjidhini në ngjyra jo të ndezura, që të mos tërheqin më shumë sesa duhet vëmendjen.
Parfumi i duhur do t’ju japë pamje të rregullt, por sekreti është të gjeni atë që ju përshtatet më së miri.
Lërini orët e shtrenjta për raste të veçanta. Në mjedisin e punës nuk ka vend për mburrje.
Po aq të rëndësishme sa pjesa tjetër e veshjes suaj, janë edhe çantat apo valixhet e punës.
Fundet përpiquni të kenë gjatësi që arrin deri te gjuri, më të shkurtra do të duket e pavend, nga ana tjetër fustanet duhet të jenë sa më elegante, por edhe zyrtare.
Per sa i perket make upit përdorni elementet kryesore të makijazhit, duke krijuar një harmoni mes tyre