Këshillimi i karrierës

Disa rregulla mbi veshjen në mjedisin e punës

Këshillimi i karrierës

Përzgjedhja e një veshjeje të duhur për t’u paraqitur në punë duhet të përmbajë dy elemente kryesore, së pari, duhet të jetë serioze dhe së dyti, e rehatshme. Një kombinim i mirë mes këtyre të dyjave nuk është shumë i thjeshtë. Ja disa këshilla si të harmonizoni më së miri eleganten dhe të rehatshmen për të kaluar sa më mirë në orët e punës.

1. Nëse do të vishni xhinse, kombinojini me ngjyra. Çelësi i këtij stili është t’i kombinoni pantallonat xhins me një këmishë me ngjyra.

2. Shprehni personalitetin nëpërmjet ngjyrave

Nëse dëshironi t’u përcillni të tjerëve karakterin tuaj nëpërmjet veshjes, ka një mënyrë shumë të thjeshtë për ta bërë këtë: ngjyrat.

3. Vishni një kostum pa kollare

Nëse kërkoni një pamje klasike dhe që ju paraqet si një punonjës serioz e të rafinuar, kostumi është zgjedhja më e mirë. Por një kostum pa kollare është akoma më mirë.

4. Përzieni dhe kombinoni dizajnët

Kushtojini shumë rëndësi kombinimit të pjesës së poshtme dhe të sipërme të veshjes, sigurohuni që të ketë përshtatje dhe lidhje mes tyre. 

5. Zgjidhni këpucë të mira

Zgjidhini në ngjyra jo të ndezura, që të mos tërheqin më shumë sesa duhet vëmendjen.

6. Kujdes me parfumin

Parfumi i duhur do t’ju japë pamje të rregullt, por sekreti është të gjeni atë që ju përshtatet më së miri.

7. Vini një orë normale.Lërini orët e shtrenjta për raste të veçanta. 

Lërini orët e shtrenjta për raste të veçanta. Në mjedisin e punës nuk ka vend për mburrje.

8. Mbani çanta serioze

Po aq të rëndësishme sa pjesa tjetër e veshjes suaj, janë edhe çantat apo valixhet e punës. 

9. Fundet dhe fustanet përpiquni të kenë gjatësi që arrin deri te gjuri

Fundet përpiquni të kenë gjatësi që arrin deri te gjuri, më të shkurtra do të duket e pavend, nga ana tjetër fustanet duhet të jenë sa më elegante, por edhe zyrtare. 

10. Make up i thjeshte me ngjyra neutrale

Per sa i perket make upit përdorni elementet kryesore të makijazhit, duke krijuar një harmoni mes tyre