
Në qoftë se po kërkoni të kaloni në një nivel tjetër në karrierën tuaj përpiquni ta prezantoni veten si një profesionist në sytë e të tjerëve. Më poshtë po japim disa pika çelës që ju duhet të konsideroni nëse po kërkoni të zhvilloheni në karrierën tuaj.
1. Mundohuni të arrini një promocion Disa njerëz mendojnë se një mundësi e mirë pune vjen vetëm duke ndërruar punëdhënësin por ka shumë mundësi të mira për rritje profesionale me punëdhënësin aktual që ju keni.
2. Zgjidhni momentin e duhur për të lëvizur Nëse ju vendosni të ikni nga kompania juaj, dorëheqja në një kohë të caktuar mund të ndikojë në xhepin tuaj. Ikja kur ju jeni gati duke marrë një bonus të madh nuk është e arsyeshme si dhe as ikja kur kompania është në çaste të këqia.
3. Konsideroni zhvendosjen Mund të ketë raste që kompania juaj është duke lëvizur zyrat . Gadishmëria për të lëvizur demostron përkushtimin e vërtetë dhe ju do të dalloheni nga pjesa tjetër.
4. Bëni një ndryshim në karrierë Shumë njerëz ankohen për punën e tyre, ose e shohin atë si një e keqe e nevojshme, por kjo nuk duhet të jetë kështu. Nëse mendoni me të vërtetë se të hënën në mëngjes doni të jeni diku tjetër atëher merreni situatën në kontroll dhe bëni diçka pozitive për të ndryshuar.