Këshillimi i karrierës

6 pyetje qe duhet t'i beni punedhenesit ne nje interviste pune

Këshillimi i karrierës Këshilla mbi intervistimin
Atëherë kur ju mendoni se intervista ka përfunduar, duhet të jeni gati dhe ju për të bërë mini intervistën tuaj. Ky është pikërisht momenti kur ju duhet të bëni pyetjet tuaja. Por kjo nuk do të thotë që ju mund të bëni çfarëdo pyetje që ju vjen ndërmend. Ja cilat janë disa nga pyetjet që mund të bëhen në këtë rast: 1. Nëse unë punësohem pranë kompanisë suaj, cilat janë gjërat më të rëndësishme që do të donit të realizoja në tre muajt e parë në këtë pozicion? 2. Si matet apo rishikohet zakonisht performanca e një punojësi në punë? 3. Si e shikoni përshtatjen e aftësive të mija me nevojat e kompanisë tuaj ? (Kjo pyetje mund të çojë punëdhënësin që të shqyrtojë arsyet pse ju përshtateni me kompaninë, e cila është pikërisht ajo që ju doni që ata të mendojnë kur ju të largoheni nga intervista.) 4. A ka ndonjë gjë që unë duhet tju qartësoj apo specifikoj ? (Kjo është një nga pyetjet më të mira që ju mund ti bëni punëdhënësit në fund të intervistës tuaj. Eshtë mjaft e dobishme, sepse ajo do të sjellë ndonjë pyetje sqaruese që punëdhënësi mund të ketë në lidhje me kualifikimet tuaja. Nëse punëdhënësi mendon se ju nuk keni folur mjaftueshëm për aftësitë tuaja, ju do të keni akoma një shans për ta bërë këtë para se të largoheni nga intervista.) 5. Kur mendoni se mund të vendosni për përzgjedhjen finale të punojësit ? 6. A mund të kem kartëvizitën tuaj ? (Kur ju keni kartëvizitën e punëdhënësit, ju do të keni gjithë informacionin e kontaktit që ju duhet..) Pinterest 2017