Postuar më: August 24, 2021
Në ambientin e punës fjalët e kolegëve dhe klientëve mund tju ndikojnë dhe ti “merrni me vete” pasi të lini punën. Biseda të caktuara mund të dëmtojnë një marrëdhënie profesionale, duke i bërë njerëzit të pyesin veten nëse ata i përkasin grupit shoqëror të një kompanie ose nëse ndonjëherë mund të punojnë ose të besojnë tek një koleg përsëri.
Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të mësoni të identifikoni dhe të shmangni frazat e tilla, qofshin ato në dukje të padëmshme. Më poshtë mund të gjeni disa fraza që sipas studiuesve janë psikologjikisht të dëmshme, por që janë të përdorura zakonisht në bisedat midis kolegëve në punë.
Kur kolegët ndalojnë së foluri me njëri-tjetrin, komunikimi dhe marrëdhënia midis tyre prishet dhe ka më shumë të ngjarë të ndodhin gabime, tensioni rritet dhe kjo gjë ndikon dhe në rrjedhën e punës .
"Kur nuk kemi besim, natyrshëm do të ndihemi më të ngurtë dhe kjo ndodh sepse nuk besojmë se fjala jonë do të pranohet ose se nevojat tona në punë do të plotësohen." Shumë nga personat e anketuar u shprehën se një keqkuptim me një kolegë ka ndikuar aq negativisht sa janë detyruar dhe të largohen nga puna.
“Fjalët tuaja mund të lënë një ndikim tek kolegët tuaj. Zgjidhini ato me kujdes”.