Horoskopi i karrierës

Ujori dhe peshqit, karakteristikat e tyre ne pune

Horoskopi i karrierës

Të lindurit nga data 20 Janar-18 Shkurt dhe 19 Shkurt-20 Mars kanë shenjën e ujorit dhe peshqve. Ata janë persona të dhembshur dhe kreativ. Këta njerëz janë të ndikuar nga të dy planetët Urani (planeti sundues i Ujorit) dhe Neptuni (planeti sundues i Peshqve). Njerëzit e Ujorit-Peshqve janë njerëz paqedashës, shpirtërorë, artistikë, miqësorë dhe origjinalë. Ata janë të zgjuar, por nuk janë aq të përqendruar në jetën e tyre të përditshme. Ata pëlqejnë të përqendrohen në çështjet shpirtërore dhe të diskutojnë gjëra filozofike, sepse janë shumë intuitivë.

Ujori:

Profesionet që janë të përshatshme për ta janë profesionet që kanë lidhje me shkencën ose teknologjinë (nëse mund të eksploroni teori të reja), graphic design ose fotografi, madje edhe menaxhim projektesh - nëse arrini të eksploroni mënyra të reja për të bërë diçka. Ju jeni gjithashtu një sipërmarrës ideal ose kontraktues i pavarur, jeni kundër kulturës së korporatave dhe punoni më mirë sipas planit tuaj.

Peshqit:

Çdo gjë që ka të bëjë me kujdesin shëndetësor - ku mund të shëroni të tjerët - është një përshtatje ideale. Profesione si infermier, mjek, terapist fizik, psikolog etj. Ju gjithashtu shkëlqeni në arte, si kërcim dhe muzikë. Shumë i kombinojnë këto cilësi.

Burimi: www.marieclaire.com dhe www.pinkvilla.com