Postuar më: June 20, 2023
Suksesi I Akademisë së Burimeve Njerëzore vazhdoi me trajnimin më datë 16 qershor 2023. Në trajnim morën pjesë 13 pjesëmarrës të cilët ishin të motivuar për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë e tyre në Sistemin e performancës në BNj.
Sesioni I katërt u thellua në diskutimin e matjes së Performancës së punonjësve, duke përfshirë indikatorët, komponentët dhe politikat e performancës. Trajnimi u zhvillua në formën e bashkëbisedimit, me lojëra te ndryshme dhe punë në grup.
Në trajnimin në vijim, do të mbulohen një sërë tematikash në lidhje me trajnimet për punonjësit, duke përfshirë Benefitet e trajnimit dhe zhvillimit ,Identifikimi i Nevojave të Trajnimeve ,Roli i BNJ në ofrimin e trajnimeve etj.
Trajnimi i rradhës do të jetë në dt. 23 Qershor në orën 14:00 me tematikë: Trajnimi dhe Zhvillimi i Punonjësve