Evente

Duapune.com në eventin e teknologjisë - Tirana Tech Open 2019

Evente

Në datat 25, 26 & 27 Shtator 2019 Duapune.com ishte pjesë e eventit Tirana Tech Open në Expocity Albania, si një nga anëtarët e shoqatës AITA. Tirana Tech Open ishte një event multi-dimensional për të gjithë të pasionuarit ndaj teknologjisë së aplikuar, bizneset e kësaj industrie, studentët e akademikët, punonjësit në sekorin e arsimit, si dhe investitorët apo zyrtarët e interesuar për nxitjen e investimeve lokale apo të huaja në sektor. Ky event u bazua në tre shtylla kryesore si: Edukimi dhe Teknologjia; Sipërmarrja dhe Inovacioni; Investimi dhe Zhvillimi në sektor. Gjatë këtyre tre ditëve, duapune.com informoi vizitorët, i njohu me arritjet dhe historitë e suksesit të kompanisë dhe mori pjesë në forum si një nga aktorët e rëndësishëm të tregut të punës në “edukimin” e punëkërkuesve për sa i përket punësimit dhe qasjes ndaj teknologjisë e cila po ndikon çdo ditë e më shumë në këtë proces.