Këshillimi i Karrierës për Profesionistët dhe Studentët

Kreu > Për Punëdhënës > Këshillimi i Karrierës për Profesionistët dhe Studentët

Këshillimi i Karrierës për Profesionistët dhe Studentët

Në ditët e sotme shumë njerëz nuk kanë mundësi të zgjedhin karrierën e tyre, të krijojnë një strategji që do t'i çojë ata në maksimizimin e talenteve, potencialeve dhe njohurive të tyre. Që nga viti 2007 ne ofrojmë një këshillim profesional karriere për profesionistët dhe studentët e sapodiplomuar dhe qëllimi ynë është t'u sigurojmë atyre një udhërrëfyes për karrierë dhe strategji karriere për të qënë të suksesshëm. Përfitimet e ndjekjes së sesioneve të Këshillimit të Karrierës:

  1. Ndërgjegjësimi mbi cilësitë dhe aftësitë vetjake
  2. Qartësia në planifikimin e karrierës dhe hapat e saj të përcaktuara
  3. Lehtësimi në komunikim dhe kërkim të punës
  4. Njohuri më të thella për tregun e punës dhe kompanitë