Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Premium

Inxhinier Elektrik Projektues

Tirane, Shqipëri 24-11-2026 edhe 28 ditë

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
122250
Kategoria e Punës / Profesioni:
Inxhinier Elektrik
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
24-11-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Inxhinier Elektrik Projektues – Sisteme Elektroenergjetike & Energji të Rinovueshme

Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri

Pozicioni: Full-Time

Përshkrimi i pozicionit

Kërkojmë një Inxhinier Elektrik Projektues me eksperiencë në sistemet elektroenergjetike dhe energjinë e rinovueshme, i cili do të jetë përgjegjës për projektimin, përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe ndjekjen e projekteve në të gjitha fazat, nga konceptimi deri në përfundimin dhe dorëzimin e tyre.


Detyrat

Projektimi teknik

  • Projektimi i sistemeve elektroenergjetike të tensionit të ulët, të mesëm dhe të lartë.
  • Projektimi i impianteve fotovoltaike dhe sistemeve të energjisë së rinovueshme.
  • Projektimi i kabinave elektrike, nënstacioneve, linjave kabllore dhe ajrore.
  • Përgatitja e skemave elektrike, vizatimeve teknike dhe llogaritjeve inxhinierike.
  • Dimensionimi dhe përzgjedhja teknike e pajisjeve dhe materialeve.

Përgatitja e dokumentacionit

  • Hartimi i projekteve të zbatimit dhe dokumentacionit të plotë teknik.
  • Përgatitja e specifikimeve teknike, preventivave (BOQ) dhe listave të materialeve.
  • Përgatitja e dokumentacionit teknik për tendera, oferta dhe procedura miratimi.
  • Përgatitja dhe përditësimi i dokumentacionit gjatë zbatimit, përfshirë projektet As-Built.
  • Sigurimi i përputhshmërisë me standardet IEC/EN dhe kërkesat rregullatore.

Ndjekja dhe koordinimi i projekteve

  • Ndjekja teknike e projekteve nga faza e projektimit deri në përfundim.
  • Koordinimi me ekipet e zbatimit, kontraktorët, furnitorët dhe palët e përfshira.
  • Monitorimi i ecurisë së punimeve dhe verifikimi i përputhshmërisë me projektin teknik.
  • Identifikimi dhe zgjidhja e problematikave teknike gjatë zbatimit.
  • Menaxhimi i ndryshimeve dhe përshtatjeve teknike të projektit.
  • Mbështetja teknike gjatë testimeve, komisionimit dhe dorëzimit përfundimtar.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike, profili Elektroenergjetikë ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në projektimin e sistemeve elektrike ose projekteve energjetike.
  • Njohuri shumë të mira të AutoCAD dhe programeve të projektimit elektrik.
  • Eksperiencë me ETAP, DIgSILENT PowerFactory, EPLAN, PVsyst ose programe ekuivalente përbën avantazh.
  • Aftësi për hartimin dhe menaxhimin e dokumentacionit teknik të projekteve.
  • Njohuri të standardeve teknike IEC/EN.
  • Aftësi për koordinimin dhe ndjekjen e disa projekteve njëkohësisht.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Aftësi organizative, analitike, komunikimi dhe zgjidhjeje të problematikave teknike.

Kualifikime që përbëjnë avantazh

  • Eksperiencë në projektimin e impianteve fotovoltaike industriale dhe utility-scale.
  • Njohuri mbi sistemet e ruajtjes së energjisë me bateri (BESS).
  • Eksperiencë në projektimin e nënstacioneve 35/110 kV.
  • Licencë profesionale projektimi sipas legjislacionit shqiptar.
  • Eksperiencë në ndjekjen teknike të projekteve EPC, nga projektimi deri në komisionim.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Çfarë ofrojmë

  • Pagë konkurruese sipas eksperiencës dhe kualifikimeve.
  • Angazhim në projekte energjetike dhe infrastrukturore.
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë.
  • Bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë.
  • Ambient profesional dhe punësim afatgjatë.

Aplikimi

Të gjithë të interesuarit luten të dergojne CV-në e tyre në adresën e email: [email protected] ose te kontaktojne ne numrin 355684075400

Web : www.enpi.al


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune


Enpi shpk

Firma "ENPI" shpk e cila ka nje aktivitet me shume se 25 vjet ne tregun e industrise elektrike me cmimet me konkuruese, eshte e profilizuar ne tregetimin dhe instalimin e pajisjeve per Linja transmetimi deri ne 400 kV, linja shperndarje te energjise elektrike si dhe Impjanteve fotovoltaike.
Materialet qe ne tregetojme jane :
• Percjelles OPGW, Al, ALC dhe Cu te zhveshur dhe izoluar
• Kabllo Al dhe Cu 1kV deri ne 35-110kV
• Aksesore per kabllo deri ne 110 kV
• Shtylla te zinguara deri ne 400 kV
• Izolatore dhe morseteri per nenstacione dhe linja deri ne 400 kV
• Panele fotovoltaik, Invertera, Aksesore per impjante fotovoltaik, Stabilizatore, Ups, Gjeneratore, Transformatore Fuqie, Cela 10kV deri ne 40.5kV, Panele, Ndares 10kV - 110kV, dhe cdo pajisje qe nevojitet per linjat e Shperndarjes dhe Transmetimit.