Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Asistente Administrative

Tirane, Shqipëri 05-11-2026 edhe 27 ditë

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121642
Kategoria e Punës / Profesioni:
Asistent Administrativ
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
1 vit
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
05-11-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Asistente Administrative (Me gjuhë Italiane)

Kompania Key Service sh.p.k. kërkon të punësojë një Asistente Administrative e përkushtuar, e organizuar dhe me njohje shumë të mirë të gjuhës italiane për t'u bërë pjesë e ekipit tonë. Pozicioni përfshin mbështetjen e veprimtarisë ditore administrative, menaxhimin e dokumentacionit dhe koordinimin e rrjedhës së punës në zyrat tona.


Detyrat

  • Menaxhimi i komunikimit ditor me shkrim dhe me gojë në gjuhën italiane dhe shqipe (telefonata, e-mail-e, shkresa zyrtare) dhe shpërndarja e tyre te departamentet përkatëse.
  • Pritja dhe udhëzimi i klientëve, bashkëpunëtorëve dhe vizitorëve të kompanisë.
  • Organizimi, arkivimi dhe mbajtja e përditësuar e dokumentacionit zyrtar dhe kontratave.
  • Menaxhimi i kalendarit të takimeve, axhendës së drejtuesve dhe koordinimi i udhëtimeve apo trajnimeve.
  • Ndjekja e furnizimeve me kancelari dhe materiale të tjera të nevojshme për zyrën.
  • Mbështetje në përgatitjen e raporteve administrative, shkresave zyrtare dhe prezantimeve.
  • Ndihmë në koordinimin e çështjeve operacionale dhe mbështetje për departamentet e tjera (si Burimet Njerëzore apo Financë).

Kualifikimet

  • Arsimi: Diplomë Universiteti (preferohet në Gjuhë Italiane, Administratë Biznesi, Shkenca Sociale ose fusha të ngjashme).
  • Aftësi Gjuhësore: Njohje e shkëlqyer e gjuhës italiane (C1/C2 - me shkrim dhe me gojë). Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.
  • Përvoja: Preferohet përvojë e mëparshme në pozicione të ngjashme administrative (përvoja përbën avantazh).
  • Aftësi Kompjuterike: Përdorim shumë i mirë i paketës MS Office (Word, Excel, Outlook, PowerPoint).
  • Aftësi Personale:
    • Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim efektiv i kohës.
    • Korrektësi, profesionalizëm dhe konfidencialitet në trajtimin e informacioneve.
    • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe bashkëpunimi në grup.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Ofron Kompania:

  • Ambjent pune dinamik, miqësor dhe profesional.
  • Orar i rregullt pune nga e Hëna në të Premte (fundjava e lirë).
  • Paga konkurruese sipas kualifikimeve dhe përvojës.
  • Mundësi zhvillimi personal dhe profesional.
  • Kontratë e rregullt pune sipas Kodit të Punës.

Mënyra e Aplikimit:

Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë Curriculum Vitae (CV) në gjuhën italiane në adresën e e-mail-it: [email protected] me subjekt: "Aplikim për Asistente Administrative - Gjuhë Italiane".


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune


Key Service

Key Service sh.p.k. është një kompani shërbimesh profesionale e përkushtuar në ofrimin e zgjidhjeve me cilësi të lartë për klientë ndërkombëtarë në industri të ndryshme. Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh, të specializuara në GIS, CRM dhe Aplikacione Web. Të përkushtuar ndaj nxitjes së inovacionit, përmirësimit të proceseve dhe shfrytëzimit të teknologjisë më të fundit, ne mbështesim suksesin e klientëve tanë duke u dhënë zgjidhje sfidave komplekse.