Klinika jonë dentare në Tiranë po kërkon një Koordinatore në klinikë dentare (Recepsioniste) për të menaxhuar proceset e përditshme dhe për të ofruar një shërbim të shkëlqyer ndaj klientëve. Në këtë rol, ju do të jeni pika e parë e kontaktit për pacientët dhe do të ndihmoni në organizimin e takimeve dhe menaxhimin e informacionit.
Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj me subjektin: Koordinatore ne klinike dentare tek : [email protected] ose ne whatsapp : +355698080117
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr. 9887 vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë për 'Mbrojtjen e të Dhënave Personale'
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.
Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.
Abonohu për këtë kategori puneUnident Clinic është një klinikë dentare në Tiranë që ofron kujdes të personalizuar për pacientë shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Shërbimet tona përfshijnë implantologjinë, kirurgjinë orale, ortodoncinë, protetikën dhe stomatologjinë estetike e të përgjithshme.
Nën drejtimin e Dr. Igli Mecuku, kirurg oral dhe maksilofacial, ekipi ynë ndërthur përvojën profesionale me teknologjinë moderne dhe planifikimin individual të trajtimit. Në qendër të punës sonë janë shëndeti, siguria dhe mirëqenia e pacientit, të mbështetura nga komunikimi i qartë dhe kujdesi në çdo fazë të trajtimit.
Në Unident vlerësojmë profesionalizmin, korrektësinë dhe bashkëpunimin. Synojmë të krijojmë një mjedis mikpritës për pacientët dhe mbështetës për zhvillimin profesional të çdo anëtari të ekipit.
Unique Smiles, Unified Care.