Statistika

Statistika

Raporti & Platforma e “Dekodimit të Talenteve Globale”

Lajm i mirë nga duapune.com dhe The-Network për kompanitë kudo në botë Ekipi i duapune.com dhe ekipi i The-Network dëshirojnë t’ju njoftojnë mbi publikimin e Raportit të “Dekodimit të Talenteve Globale” (Decoding Digital Talent) dhe “Platformën e të dhënave GTS” (GTS Data Tool); të dyja, pjesë e serisë së “Dekodimit të Talenteve Globale”. #duapune bashkëpunoi me Boston Consulting Group (BCN) për Shqipërinë dhe Kosovën nëpërmjet The-Network për realizimin e pyetësorit global "Decoding Digital Talent". Së shpejti, në një aktivitet të vecantë në Tiranë do të shpallen dhe rezultatet e pyetësorit për Shqipërinë. 1 / Raporti i “Dekodimit të Talenteve Globale” Shumë biznese kanë nevojë për punëtorë të kualifikuar dhe të gjitha duan të rekrutojnë profesionistin më të mirë në botë, por informacioni se ku saktësisht mund t'i gjejnë ata dhe si t'i tërheqin për t’iu bashkuar kompanive të tyre mund të jenë pjesë e një procesi të ndërlikuar. A e dini se njerëzit me aftësi dixhitale të një niveli ekspert janë më të gatshëm sesa jo-ekspertët për të lëvizur në një vend të ri për punë? Raporti “Decoding Digital Talent”, vjen si rezultat i një studimi të mbi 27,000 njerëzve në 180 vende me njohuri të niveli ekspert në aftësi të tilla si programimi dhe zhvillimi i uebit, zhvillimi i aplikacioneve mobile, inteligjenca artificiale si dhe robotika dhe inxhinieria. Raporti i DDT adreson nevojën që bizneset, qytetet dhe qeveritë në të gjithë botën kanë për të kuptuar më mirë se si dhe ku të vendosin dhe të gjejnë ekspertët dixhitalë. 2 / Platforma e “Dekodimit të Talenteve Globale” Platforma e “Dekodimit të Talenteve Globale” është e lehtë për t'u përdorur nga kompanitë për të identifikuar karakteristikat unike të fuqisë punëtore në vende të caktuara duke siguruar të dhëna cilësore mbi tendencat aktuale të lëvizshmërisë, preferencat e punës dhe informacione të tjera të fuqisë punëtore. Kjo platformë u jep mundesinë kompanive të kuptojnë tregjet e veçanta të punës si dhe profesionistët e kërkuar. Platforma është ndërtuar  për përdoruesit e përditshëm të biznesit dhe nuk kërkon aftësi teknike. Brenda pak minutash ju mund të gjeneroni dhjetra pika të dhënash nga opsionet e kërkimit tuaj dhe do të jeni në gjendje të përfitoni 2 lloje raportesh: - Profilet e vendit dhe kandidatët në vendin tuaj - Kandidatët e synuar që janë të gatshëm të lëvizin në vendin tuaj Jemi krenarë për këtë bashkëpunim cilësor dhe që kompania jonë duapune.com jep kontributin e saj jo vetëm në nivel lokal, rajonal por edhe global. Për më shumë informacion, vizitoni: https://www.the-network.com/global-talent-survey/   #duapune #pune #kerkojpune #work #job #office #company #dayjob #photooftheday #business #careerchange #dreamjob #hiring #needajob #jobposting #hr