Punëkërkues

Punëkërkues Punëdhënës Statistika

A duhet të ndani informacionin e përfitimeve ose pagës me kolegët tuaj?

 

 

Në sondazhin e fundit të zhvilluar në duapune.com pyetja e shtruar ishte nëse duhet ta ndanim informacionin e pagës me kolegët dhe shumica e ndjekësve 88% dhanë përgjigje negative. Edhe në diskutimet e bëra në faqen zyrtare të duapune.com në Facebook ndjekësit në shumicën e rasteve dhanë përgjigje negative dhe madje sugjeronin të shtrohej pyetja nëse pagat duhet të jenë konfidenciale apo publike brenda kompanisë. Nga një studim amerikan mbi punën i realizuar nga profesionistët e fushës, pyetja: “A duhet ta ndaj informacionin e pagës me kolegët ishte një nga 10 pyetjet më të shpeshta në të gjithë konferencat e zhvilluara. Nëse shihet nga këndvështrimi ligjor,të ndash këtë informacion me bashkëpunëtorët nuk përbën asnjë problem. Sidoqoftë, realiteti është diçka tjetër. Pavarësisht nëse në disa kompani mund të jetë e ndaluar apo jo, shumica e organizatave do të preferonin që të mos bisedohej mes kolegësh për pagat përkatëse. Pse? Sepse të bisedosh lidhur me pagesën me bashkëpuntorët apo kolegët tuaj mund të krijojë këto probleme:

  • Bisedat rreth pagës midis punonjësve mund të ekspozojnë praktikat e pabarabarta të pagave të organizatës.
  • Bërja publike e pagave brenda një biznese apo organizate mund të zbulojnë një politikë të vjetër që ruhet ende në këto ditë, sipas së cilës gratë dhe pakicat qëndrojnë në fund të peshoreve, ndërsa meshkujt mbeten në krye.
  • Xhelozia dhe pakënaqësia janë emocione shumë të forta që sjellin pakënaqesi në kompani apo pozicionin e punës.
  • Mund të keni "ndëshkime" nga punëdhënësit. Ka shembuj të panumërt të punonjësve që janë "ndëshkuar" për diskutimin e specifikave të pagave. Siç mund ta imagjinoni, reagimet e punëdhënësve mund të variojnë nga përgjigjet indirekte dhe delikate deri tek "qortimet "zyrtare.

Ndaj mendojeni mirë përpara se të flsini me dikë për pagën tuaj. ^-^ Ndërkohë ne kemi hapur një tjetër sondazh në lidhje me këtë pyetje: Si do të preferonit të aplikonit për punë? Zgjidhni një nga alternativat që ju preferoni dhe vazhdoni qëndrimin tuaj në duapune.com për t'u njohur me punët më të fundit. "Miku juaj për punë dhe karrierë" - duapune.com