Postuar më: September 10, 2020
Si të shkruani një CV të thjeshtë, për një punë me kohë të pjesshme?
Procesi i aplikimit për punë me kohë të pjesshme mund të jetë po aq konkurrues sa edhe për pozicionet me kohë të plotë. Kur kompanitë punësojnë staf me kohë të pjesshme, ata kërkojnë fleksibilitet dhe një person që do të përshtatet me kulturën e kompanisë së tyre. Pra, mos mendoni për një sekondë që CV-ja juaj duhet të jetë më pak profesionale sesa një aplikim për një rol ekuivalent me kohë të plotë.
Nëse jeni duke kërkuar të fitoni para për studimet tuaja, keni nevojë për të ardhura ose jeni duke u rikthyer në punë pas një pauzë, përdorni këshillat tona se si të shkruani një CV në mënyrë që të tërhiqni vëmendjen e rekrutuesit.
Ju njohim me disa këshilla dhe shembullin e CV-së kur aplikoni për një pozicion pune me kohë të pjesshme
Në shumicën e rasteve, CV-ja juaj për punë me kohë të pjesshme nuk ndryshon shumë me një CV tjetër. Ju duhet të përshkruani përvojën tuaj, kualifikimet dhe aftësitë tuaja. Ju duhet të përfshini deklaratën tuaj personale dhe disa aspekte të tjera të CV-së tuaj për të pasqyruar faktin që po kërkoni për punë me kohë të pjesshme. Vlen të përmendet gjithashtu sa orë mund të jeni të disponueshëm.
Deklarata juaj personale është një paragraf, që nuk duhet të përmbajë më shumë se 100 fjalë, dhe duhet të vendoset në fillim të CV-së tuaj, ku përshkruhet shkurtimisht se kush jeni, cili është profili juaj dhe përmbledh përvojën dhe aftësitë tuaja. Në këtë rast, ju mund të përdorni deklaratën personale edhe për të shpjeguar motivacionin tuaj për të kërkuar punë me kohë të pjesshme.
Ndodh shumë shpesh që punëkërkuesit përfshijnë në CV-n ë e tyre një listë me detyra dhe përgjegjësi, duke harruar se kjo nuk i tregon lexuesit nëse jeni vërtetë të aftë në detyrat që listoni. Prandaj ju rekomandojmë që, përveç përgjegjësive tuaja kryesore, të rendisni arritjet tuaja më mbresëlënëse.
Përfshirja e një arritje do t’u tregojë punëdhënësve që ju me të vërtetë mund t’i sillni vlerë kompanisë së tyre dhe jeni një kandidat potencial.
Përpiquni të bëni disa përshtatje të CV-së tuaj me përshkrimin e punës për të cilin po aplikoni. Gjithashtu mund të shkruani një letër motivuese që përshkruan më shumë detaje se pse do të ishit kandidati më i mirë për punësim.
Një mënyrë tjetër shumë e mirë për ta bërë CV të suksesshme është të rendisni të gjitha përgjegjësitë që keni pas ndërmarrë në punët apo eksperiencat e tjera dhe të shtoni aftësitë tuaja kryesore.
Mbi të gjitha, sigurohuni që keni marrë kohë për të modifikuar dhe korrigjuar CV-në tuaj. Punëdhënësit do tërhiqen menjëherë nga çdo gabim shtypi ose gabime gramatikore dhe formatuese, kështu që mos lejoni që një gabim pa kuptim të dëmtojë shanset tuaja për të marrë rolin e punës që dëshironi.
Kujdes!!!
Përdorni një email serioz, mundësisht me emër dhe mbiemër të plotë dhe jo sinonime. Sigurohuni që pas aplikimit të kontrolloni herë pas here adresën e emailit për të marrë një përgjigje në kohë.
Për të ruajtur shembullin:
Per shembuj te tjere vijoni leximin tuaj ketu: https://www.duapune.com/blog/keshilla-mbi-cv
“Miku juaj për punë dhe karrierë” – duapune.com