Postuar më: November 6, 2020
Qëllimi i një Letre Interesi është t'ju mundësojë ju të shfaqni aftësitë tuaja që rekrutuesi nuk mund të marrë nga një rezyme.
Dhe për më tepër kur aplikoni për pozicione pune menaxheriale, ky kontekst mund të jetë dhe më i rëndësishëm. Ju duhet të përpiqeni jo vetëm të tregoni që i keni aftësitë për pozicionin e punës që po aplikoni, por gjithashtu të inspironi të tjerët.
1. Përfshini aftësitë që punëdhënësi kërkon.
Kushtojini vëmendje përshkrimit të punës dhe përmendni aftësitë specifike menaxheriale që kërkohen. Në përgjithësi, këto aftësi duhet të kenë lidhje me 5 funksione menaxheriale:
2. Përfshini aftësitë specifike për secilën nga funksionet.
Këshillë: Sa më e ngjashme të jetë Letra e Interesit dhe rezymeja me kërkesat e pozicionit të punës aq më shumë shanse keni për t'u përzgjedhur në atë pozicion pune.
3. Përfshini Arritjet dhe cilësojini ato
Duke përfshirë arritjet dhe gjithashtu duke përmendur dhe shifra, është një mënyrë për të treguar se çfarë keni përfituar nga rolet e mëparshme. Kjo është mjaft e rëndësishme për pozicionet e punës menaxheriale sepse punëmarrësit presin dëshmi të aftësive menaxheriale.
4. Përshtatni Letrën e Interesit me pozicionin e punës ku po aplikoni
Rishikoni dhe njëherë nëse pozicioni i punës përshtatet me kualifikimet tuaja. Më pas shikoni me vëmendje këtë shembull për t'a përshtatur ku aplikoni për pozicione pune menaxheriale.
LETER INTERESI PER PUNET MENAXHERIALE