Kthehu mbrapa Informacionet personale të dhëna nga ju

Ne marrim vetëm informacionin për të cilin kemi me të vertetë nevojë. Një pjesë e tij është informacion të cilin ju e jepni në menyrë aktive kur hapni një llogari, regjistroheni për një event, kërkoni për mbështetje klienti ose blini një shërbim nga ne. Ne regjistrojmë emrin tuaj dhe informacionin e kontaktit, por ne nuk ruajmë numrat e kartave të kreditit (përvecse kur kemi miratimin tuaj dhe në një nga rrugët tona të sigurta të pagesës).

Kur ju vizitoni një nga faqen tonë të internetit ose përdorni sistemin tonë, ne automatikisht ruajmë disa informacione bazike si: mënyra se si ju u informuat dhe kontaktuat faqen tonë, ku keni naviguar brenda tij dhe cilët artikuj keni përdorur.

Ne i përdorim këto informacione për të përmirësuar faqen tona dhe shërbimet si dhe për të zhvilluar shërbime të reja. Kur kërkohet me ligj, ne marrim pëlqimin tuaj për përpunimin e disa informacioneve personale të mbledhura nga cookies ose teknologji të ngjashme, ose përdoren për t'ju dërguar komunikime të drejtpërdrejta të marketingut ose kur kryejmë aktivitete të tjera të përpunimit për të cilat kërkohet pëlqimi.

Nëse mbështetemi në pëlqimin për përpunimin e informacionit tuaj personal, ju keni të drejtë ta tërhiqni atë në çdo kohë dhe pa pagesë. Për të përditësuar preferencat tuaja, nëse dëshironi që ne të heqim informacionin tuaj nga listat tona të postimeve, të fshijmë llogarinë tuaj ose nëse dëshironi të paraqisni një kërkesë për të ushtruar të drejtat tuaja sipas ligjit në fuqi, ju lutemi na kontaktoni siç është e specifikuar në menunë "Na kontaktoni" në faqen e internetit http://duapune.com/contact.