Aktivizimi i llogarisë është një hap i thjeshtë por i rëndësishëm në duapune.com për të ruajtur integritetin e informacionit në këtë portal.
- Pasi keni kryer regjistrimin, ju vjen nga duapune.com emaili (kontrollo inbox, spam ose junk) për aktivizimin e llogarisë “… ju lutem konfirmoni regjistrimin tuaj si Punëdhënës”.

Si të verifikoni/aktivizoni llogarinë tuaj?
- Në emailin e aktivizimit zgjidh një nga alternativat e aktivizimit të llogarisë:
a. Butonin/tabin Aktivizo.
b. Fjalinë Nëse butoni nuk funksionon, ju mund të klikoni këtu.
2.Pas klikimit të njërës prej alternativave, do t’ju jepet konfirmimi duke u hapur faqja e duapune me këtë njoftim si në figurë.

Pas aktivizimit ju do të jeni administori i llogarisë tuaj për t’u kujdesur për profilin e kompanisë. Tani mund të hyni në duapune.com duke u identifikuar me të dhënat tuaja.

Llogaria nuk është aktivizuar.
- Nëse nuk ju ka ardhur një email për aktivizimin (në inbox, spam ose junk) duhet të provoni të identifikoheni në portal.
- Nëse nuk arrini të identifikoheni në portal kontrolloni edhe njëherë emailin tuaj nëse është hedhur saktë.
- Nëse përsëri nuk arrini të identifikoheni provoni të regjistroheni sërish në duapune.com (Si të regjistroheni si punëdhënës?) dhe më pas të aktivizoni llogarinë tuaj.