Ju falenderojmë që jeni duke kërkuar punësim nëpërmjet portalit duapune.com.
Në duapune.com i gjithë procesi i aplikimit për punë, kryhet online nga vetë ju.
Për të aplikuar për punë në duapune.com, fillimisht lundroni në faqen tonë kryesore duke klikuar në linkun https://duapune.com/ . Këtu do të gjeni të gjitha punët e publikuara nga kompani, biznese apo institucione të ndryshme të regjistruar në duapune.com.
Nëse dëshironi një kërkim më të shpejtë, apo profil të caktuar specifik mund të përdorni “Kërkimin e avancuar” ku ju mund të filtroni punët sipas: Emri i kompanisë, Pozicioni, Fjalë kyçe ose kodin e punës, Shteti, Qyteti, Kategoria, Lloji i punës, Opsion tjetër. Pasi të keni plotësuar një nga këto fusha shtypni butonin Kërko dhe do ju shfaqen gjithë punët sipas kërkesës suaj.
Në listën e shfaqur, për të aplikuar në një nga punët e listuara, klikoni mbi emrin e llojit të punës ose në butonin Më shumë dhe do ju shfaqen gjithë detajet mbi këtë punë (Përshkrimi, Detyrat, Kualifikimet, Shënime). Pasi keni lexuar njoftimin për të aplikuar mund të përdorni njërin nga dy butonat që shfaqen në fund:
Aplikoni à Kur shtypni këtë buton, ai ju drejton drejt krijimit të një llogarie ose regjistrimit në portalin Duapunë i cili është pa pagesë. Pasi të jeni rregjistruar në portal, në moment që shtypni Aplikoni ju shfaqet një tabelë që ju kërkon të ngarkoni CV të re ose të përdorni atë aktuale në rast se ju e keni pasur të ngarkuar më parë CV në llogarinë tuaj.
Aplikim nëpërmjet email-it à Kur shtypni këtë buton, ju shfaqet një tabelë ku ju mjafton të vendosni emailin tuaj dhe të ngarkoni CV dhe pasi shtypni butonin Dërgo në fund të tabelës aplikimi dërgohet direkt me email në kompaninë apo biznesin që ka publikuar pozicionin e punës.
Nëse një punë e listuar ju pëlqen por nuk jeni gati për të aplikuar, mund ta ruani atë punë për ta rihapur në një moment të dytë përsëri. Kjo realizohet duke shtypur butonin Shtoje tek të preferuarat kur e kemi të hapur një punë të caktuar ose duke shtypur butonin e zemrës në këndin e sipërm djathtas të listës së punës. Ju lutemi vini re se për të ruajtur vendet e punës, do t'ju duhet të identifikoheni; nëse keni një llogari të duapune.com, do të mund të shikoni punët tuaja të ruajtura në seksionin Llogaria ime -> Punët Aktive Favorite.