Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Lezhë, Shqipëri 18-10-2022 edhe 16 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Tjetër
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
18-10-2022
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Neptun shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve Elektroshtepiake.

Pozicioni: Zv.Menaxher/e Dyqani Lezhë

Vendodhja: Neptun Lezhë.

Përmbledhja e Pozicionit: Zv.Menaxheri i Dyqanit është përgjegjës për administrimin e përditshmërisë së dyqanit në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë dhe është pike kontakti/përfaqësimi i dyqanit në mungese të menaxherit të dyqanit.
Fokusi kryesor i tij është arritja e indikatorëve të performancës të vendosur nga kompania, monitorimi i stafit për arritjen e objektivave që ju vendosen dhe sigurimi i mbarëvajtjes operative të dyqanit.

Detyrat

Detyra dhe Përgjegjësi:

  • Përgjegjës për të dorezuar planin vjetor në xhiro dhe fitim para interesit dhe amortizimit;
  • Menaxhimi dhe motivimi i skuadrës për të rritur shitjet dhe për të siguruar rendiment;
  • Menaxhimi i niveleve të stoqeve sipas buxhetit dhe marrja e vendimeve kyce për kontrollin e stokut;
  • Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore;
  • Kthimi i përgjigjes për ankesat dhe komentet e klientëve;
  • Shëtitja sistematike në terrenin e shitjeve, biseda me kolegët dhe klientët dhe identifikimi ose zgjidhja e ceshtjeve urgjente;
  • Organizimi i trajnimeve për stafin e shitjeve;
  • Përgatitja e punonjësve të dyqanit për të pasur rendiment;
  • Marrja me ceshtjet e stafit; intervistimi për pjesetarë të rinj potencial për staf; përcjellja e vlerësimeve dhe pasqyrimeve të ecurisë;
  • Organizimi i promocioneve në nivel dyqani;
  • Kontrolli i shpenzimeve operative mujore;
  • Kujdesi për paraqitjen dhe ndjeshmëria për paraqitjen e jashtme dhe të brendshme të dyqanit.

Kualifikimet

Kërkesat:

Edukimi: Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë (preferohen degë të lidhura me Administrim Biznesi)

Eksperiencat e punës: Minimum 3 vjet përvoje pune në shitje me pakicë;

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë eksperiencë pune në pozicione te ngjashme;
  • Të ketë njohuri mbi legjislacionin fiskal;
  • Të ketë njohuri shumë te mira të programeve të paketës Microsoft Office;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze (e shkruar dhe e komunikuar);
  • Aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese;
  • Sistematik dhe i organizuar;
  • Aftësi për të punuar në grup;
  • Aftësi motivuese.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

NEPTUN  ju ofron:

  • Trajnim i vazhdueshëm;
  • Një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës si dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor;
  • Ambjent i shkëlqyer pune në dyqane moderne;
  • Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike.

 

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike [email protected]

Afati i aplikimit: 20/10/2022





Neptun shpk

 

“Neptun”, është kompania udhëheqëse në shitjen e produkteve elektronike në Shqipëri. Operon në një biznes ndërkombëtar në 4 vende të Ballkanit Perëndimor. Hyn në treg me anë të formateve moderne të shitjeve, duke iu ofruar konsumatorëve një gamë produktesh e shërbimesh të plota e gjithë përfshirëse.

Shtyllat më të forta ku mbështet strategjia e Neptun janë :...

INFORMACIONE KONTAKTI

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë

Aplikim nëpërmjet email-it




Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".